Vendet aziatike lexojnë më së shumti në botë
Raporti i fundit sipas Indeksit të Vlerësimit të Kulturës Botërore ka zbuluar se librat fetarë janë ndër më të lexuarat në botë me në krye Kuranin, i ndjekur nga Bibla dhe “Citate nga Kryetari Mao Tse-tung”.
Si në këtë raport, po ashtu edhe në shumicën e raporteve të tjera, përllogaritjet e leximit bazohen sipas kohës së kaluar të një personi në tekstet e shkruara brenda një jave.
Nga ajo që mund të vërehet, kryesisht ndër vendet që më së shumti lexojnë janë nga kontinenti i Azisë.
India, Tajlanda, Kina, Filipinet dhe Egjipti renditen në pesë të parat. Kjo mund të përfshijë jo vetëm librat, por edhe leximin e teksteve në media elektronike.
Koha e kaluar duke lexuar
Duke u renditur në vendin e parë, qytetarët në Indi shpenzojnë afërsisht 10 orë e 42 minuta duke lexuar në javë. Kjo është 556,4 orë në vit.
E dyta në këtë listë vjen Tajlanda ku shkalla javore e leximit është 9 orë e 24 minuta. Kjo llogaritet në rreth 488,8 orë në vit.
Në Kinë, vendi i tretë për lexim në botë, qytetarët e saj kalojnë 8 orë në javë ose 416 orë në vit.
Një tjetër vend nga Azia Juglindore ku qytetarët e saj kalojnë 7 orë e 36 minuta materiale në javë, ose 395,2 orë në vit, është Filipini.
Top 5-shen e vendeve që lexojnë më së shumti e përmbyll Egjipti, qytetarët e të cilit lexojnë 7 orë e 30 minuta në javë ose 390 minuta në vit.
Vendet që lexojnë dhe blejnë më shumë libra
Jo çdoherë vendet të cilat kalojnë më së shumti kohë për të lexuar janë në krye edhe sa i përket shumëllojshmërisë së librave.
Ndonëse në vendet aziatike janë popujt që kalojnë më së shumti kohë në lexim, Shtetet e Bashkuara ndodhen në krye sa u përket tematikave të ndryshme.
Sipas Indeksit të Vlerësimit të Kulturës Botërore, ShBA-ja lexon rreth 275.232 libra në vit. Ato përbëjnë 30% të pjesës së tregut të blerësve të librave.
Pastaj vjen Kina, qytetarët e të cilës lexojnë mesatarisht 208.418 libra në vit.
Populli në Mbretërinë e Bashkuar radhitet i 3-ti duke lexuar rreth 188.000 libra çdo vit. Shitjet rekord të librave në këtë vend arritën të paktën 212 milionë.
E katërta është Japonia, ku qytetarët e saj mesatarisht lexojnë 139.078 libra në vit.
Ndërsa Top 5-shen e përmbyll Gjermania, ku nuk specifikohet saktë se sa libra lexohen, por që sipas blerjes së librave përfshihet në listën e pesëshes së parë. Në këtë shtet qytetarët kanë blerë rreth 9% të pjesës së tregut botëror/TRT