Cllr Tafheen Sharif ka ribërë historinë si kryebashkiakja e dytë myslimane me hixhab në UK
Do të ishte një moment i mrekullueshëm dhe historik për një grua britanike muslimane me hixhab, që pas asaj të Councillor Rakhia Ismail zgjedhur në 2019, të zgjidhej dhe ajo më 13 maj 2023 të bëhet kryebashkiakja e dytë me hijab e UK në Tameside, një lagje metropolitane e Mançesterit të Madh.
Cllr Tafheen Sharif, e cila ka përfaqësuar Mossley që nga viti 2016, është e diplomuar në drejtësi dhe punon në shërbimin e gjykatave, duke shërbyer si një gjykatëse e paqes, raportoi Tameside.go.uk.
“Është një krenari e madhe për mua që unë do të jem kryebashkia e parë muslimane dhe e pakicës etnike të Tameside, dhe që gjatë mandatit tim bashkia do të festojë 50 vjetorin e saj më 1 prill 2024.
“Mendoj se emërimi im si kryetare është simbolik sespe Tameside është një vend mikpritës dhe i larmishëm ku njerëzit gjykohen mbi të gjitha për cilësitë e tyre. Jam vërtet e nderuar që më jepet përgjegjësia për të përfaqësuar bashkinë dhe të gjithë banorët e saj.”
“Qëllimi im është të bëj sa më kuptimplote punën dhe angazhimet e mia si kryetare bashkie dhe si një qytetare e thjeshtë, duke i udhëhequr dhe frymëzuar të tjerët, veçanërisht duke vepruar si model për të rinjtë tanë. Unë dua të hap dyert për shumë njerëz dhe t’i afroj bashkësitë tona në zhvillim dhe harmoni.” – është shprehur ajo.
Cllr Sharif filloi karrierën e saj politike në vitin 2012 kur u bë këshilltarja më e re dhe ajo shërben si nënkryetare e bashkisë, si dhe guvernatore e shkollës dhe kujdestare e bamirësisë deri në zgjedhjen si kryetare e bashkisë.
Është për të theksuar se shumë muslimanë kanë arritur pozita të ndryshme dhe të reja politike kohët e fundit në Angli.
/aboutislam.net