Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Më 24 maj në Kosovë vjen shkrimtari i njohur turk Orhan Pamuk

Më 24 maj në Kosovë vjen shkrimtari i njohur turk Orhan Pamuk

Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk, i cili është edhe fitues i çmimit Nobel në Letërsi, do të vijë më 24 maj në Kosovë, përcjell KultPlus.

Njoftimin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në Facebook.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e plotë:

Kënaqësi e veçantë ta presim në Kosovë shkrimtarin e madh turk, fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk.

I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës.

Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/watch/ceku.hajrulla/

Prev Post

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Himarê, Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë

Next Post

Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, reagon Athina zyrtare

post-bars

Leave a Comment