Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gjoks pule i veshur me parmixhiano

Gjoks pule i veshur me parmixhiano

Ingradientët

1 e bardhe veze

5 lugë gjelle parminxhiano të grirë hollë

4 gjokse pule pa kocka dhe pa lëkurë

400 gr patate të reja, të prera në kubikë të vegjël

140 g bizele të ngrira

1 grusht të mirë gjethe spinaqi bebe

1 lugë gjelle uthull vere të bardhë

2 lugë vaj ulliri

Ngrohni  sobën në nxehtësi mesatare dhe shtroni një tigan grilë me letër alumini. Rrahim të bardhën e vezës në një pjatë me pak kripë dhe piper. Hidheni parmixhianon në një pjatë tjetër.

Lyejeni pulën fillimisht në të bardhën e vezës, pastaj në djathë. Vendoseni pulën e lyer në tigan për 10-12 minuta, duke e kthyer një herë derisa të skuqet.

Ndërkohë ziejini patatet për 10 minuta duke shtuar bizelet për 3 minutat e fundit dhe më pas kullojini. Hidhni perimet me gjethet e spinaqit, uthullën, vajin dhe erëzat sipas shijes. Ndajeni në katër pjata dhe më pas shërbejeni me pulën./neps.al

Prev Post

Ato mund të shihen ende në Stamboll: Pse osmanët ndërtuan shtëpiza për zogjtë?

Next Post

Pashko Vasa: Epirotët dhe Maqedonasit nuk janë popuj helenik

post-bars

Leave a Comment