Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Letërsi Kontakt| Ali Podrimja, 3 poezi.

Letërsi Kontakt| Ali Podrimja, 3 poezi.

ALI PODRIMJA

 

BUKURIA

Zgjata dorën në livadh lulen me këputë
“Mos – fqiu im i dashur më bërtiti-
-do të vyshket!

Qita hapin, kalin e bardhë me mbërri-
-vashën e ëndërruar kaherë.
“Mos! – përsëri m’u gjegj fqiu.
Unë qava me mall edhe atëherë.

Hodha dorën në gjithësi me pikëllim-
Çel e mshel sytë dritë m’u bë.
“I lumi ti!” – dikush më bërtiti në përqafim
e kurrgjë tjetër s’pashë as ndjeva.

Sot e atë ditë, kudo e kërkoj fqiun tim të mirë.

 

EPIKA

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s’kam të qesh me veten e tepruar…
Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!

 

MACA E ZEZE
Ne udhetimin tim
nje mace e zeze me ndjek
e shpirti me thote
ne gjysme rruge ke per te mbetur
e kenga me thote
kurre s’do t’me kendosh me ze
e drita me thote
i verberi i verber ka mbetur
e endrra me thote
me kerko ne zhgjenderr
po eja e thuaje ate fjale
kur s’di ke dashuron apo urren
eja e besoji fytyres ne pasqyre
nje mace e zeze me ndjek
ne udhetimin tim
oren e fatit ajo dikton

/Radio Kontakt

Prev Post

SHBA do të ndalojnë rrjetet sociale për fëmijët nën 13 vjeç

Next Post

Fisi i Gashit-pozita, popullsia dhe legjenda e tij

post-bars

Leave a Comment