25 vjet nga Beteja e Grykës së Llapushnikut
Në Llapushnik të Drenasit, si sot 25 vjet më parë, u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Kjo betejë është e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut e cila u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër më të lavdishmet e UÇK-së.
Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizoheshin dhe të furnizoheshin me armatime.
Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë./rrugapress