Me mijëra besimtarë falin namazin në sheshin “Skëndërbej
Me mijëra besimtarë falin namazin në sheshin “Skëndërbe
Sot myslimanët festojnë Fitër Bajramin,
Pas 30 ditëve agjërim dhe lutje, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.
Në kryeqytet, edhe këtë vit besimtarët e falën namazin në sheshin “Skënderbej”, ku ceremonia u zhvillua me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm.
Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
“Ka qenë një rrugëtim i mundimshëm, por i bukur. Unë personalisht dhe institucioni që drejtoj, jemi krenarë për historinë tonë. Jemi krenarë për paraardhësit tanë në këtë shekull. Ne i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim kësaj shoqërie, këtij kombi vlerat më të larta e më të sinqerta. Falë besimtarëve dhe drejtuesve të besimeve në Shqipëri ne i kemi kontribuar këtij kombi një nga vlerat me të cilat krenohemi të gjithë, kudo, harmoninë dhe dialogun ndër fetar.
I tillë do të vazhdojë ky kontribut edhe në të ardhmen me lejen e Zotit. Për të patur vazhdimësi kjo vlerë e komuniteteve fetare, duhet që çdo komponent i shoqërisë tonë të kujdeset për të mbrojtur meritën dhe ta shpërblejë atë kudo që ajo ndodhet”, tha Spahiu.
Media Kontakt uron të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Fitër Bajramin!