Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë/ Axhenda e datës 14 qershor

Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë/ Axhenda e datës 14 qershor

Shqipëria dhe të Kosova priten të kenë mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, në javën e dytë të qershorit. Mësohet se, organizatorët po shqyrtojnë mundësinë që mbledhja të zhvillohet më datë 14 qershor, datë e cila është dakordësuar parimisht  nga të dyja palët, ndërsa radhën për ta mikpritur këtë event të rëndësishëm politikë e ka Gjakova, qyteti historik i Kosovës.

Së pari, secili Ministër, duke nisur nga ata të fushave me përgjegjësi më të rëndësishme do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.

Nëpërmjet elementëve ilustrues, ministrat do të realizojnë edhe një pasqyrim të ecurisë së punës në bashkëpunim me homologun e tij, saj nga kabineti tjetër qeveritar.

Për secilin sektor përkatës do të merren masat për të zhvilluar më tej investimet sipas marrëveshje së arrirë.

– Të dy kryeministrat do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve.

– Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat, duke ruajtur të njëjtën traditë mbyllëse të aktivitetit.

 

/lajmifundit.al/

Prev Post

Të veçantat gjenetike të kafshëve më jetëgjatë

Next Post

A i kërcënon punonjësit shqiptarë ChatGPT?

post-bars

Leave a Comment