Studim: Prindërimi “i ashpër” mund të shkaktojë dëmtime të shëndetit mendor të fëmijëve
Prindërit që i disiplinojnë ashpër fëmijët e tyre mund të jenë duke i shtyrë drejt simptomave të dëmtimeve afatgjata të shëndetit mendor, sugjeron studimi.
Studiuesit gjetën se ndër 7.500 fëmijë nga mosha 3-9 vjeç, rreth 10% e tyre bënin pjesë në grupin “me rrezik të lartë” të shfaqjes së simptomave të problemeve të shëndetit mendor që varionin nga trishtimi i vazhdueshëm tek sjellja agresive ose e papërshtatshme – e përkeqësuar përgjatë viteve.
Fëmijët e atyre prindërve të cilët e përdornin shpesh disiplinën e ashpër, duke përfshirë të bërtiturat ose ndëshkimin fizik, kishin rreth 50% më shumë mundësi të përfundonin në grupin “me rrezik të lartë”.
Sipas studiuesve, gjetjet nënvizonin një realitet të rëndësishëm: Disa prindër kanë nevojë të mësojnë strategji më të mira për të menaxhuar sjelljen e fëmijëve të tyre.
Kjo mund të nënkuptojë një “kohë të shkurtër” për të menaxhuar një zemërim të fëmijës, sipas drejtuesit të studimit Ioannis Katsantonis, një studiues doktorature në Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar.
Por gjithashtu nënkupton vendosjen e rregullave të qarta dhe të qëndrueshme të sjelljes të cilat fëmijët e vegjël mund t’i kuptojnë.
Në këtë studim, stilet “konsistente” të prindërimit dukej se kishin përfitime për mirëqenien mendore të fëmijëve. Për ato familje, sjellja e fëmijëve në fëmijërinë e hershme dhe çështjet emocionale zakonisht u përmirësuan me kalimin e kohës.
“Kjo mund të jetë për shkak se prindërimi i vazhdueshëm u siguron fëmijëve një ndjenjë parashikueshmërie dhe sigurie, e cila mund të veprojë si një mbrojtës kundër përkeqësimit të shëndetit mendor,” tha Katsantonis.
Kur prindërit janë të qëndrueshëm, tha ai, kjo sugjeron se ata “kanë një marrëdhënie pozitive dhe të sigurt me fëmijën e tyre, ku ata janë të përgjegjshëm dhe të ngrohtë ndaj fëmijës së tyre, ndërsa vendosin kufij dhe pritshmëri të qarta“.
Simptomat e brendshme kanë të bëjnë me emocionet- për shembull kur fëmijët janë vazhdimisht të trishtuar, ankthiozë ose të tërhequr. Simptomat e jashtme janë të drejtuara së jashtmi dhe përfshijnë problem si agresiviteti, impulsiviteti dhe rezistenca.
Në vija të përgjithshme, studimi ka gjetur se 10% e fëmijëve treguan një model përkeqësimi ose shfaqjeje simptomash të jashtme përgjatë viteve. Nga ana tjetër, shumica e fëmijëve, rreth 84% ishin vazhdimisht në skajin e ulët të spektrit për simptomat emocionale dhe u rritën nga çdo problem i sjelljes së fëmijërisë së hershme.
Mënyrat se si prindërit e menaxhojnë sjelljen e fëmijës së tyre të vogël nuk ndodhin pa kuptim: prindërit që përdorin forma të ashpra disiplinimi mund të kenë shumë stresues në jetën e tyre dhe ndoshta përjetojnë edhe edhe vetë ata çështjet e tyre të shëndetit mendor.
Edhe nëse është ky rasti, Fosco thotë se prindërit mund të mësojnë “Aftësi alternative” që mund të përmirësojnë mirëqënien e gjithë familjes.
“Kur një fëmijë fillon të tregojë që po bën përmirësim, kjo gjithashtu ndihmon edhe në shëndetin mendor të prindërve.” – thotë Fosco.
Ashtu si Katsantonis, ai theksoi rëndësinë e konsistencës dhe ruajtjes së qetësisë: Bëj rregulla të qarta rreth asaj se çfarë pritshmërie ke lidhur me sjelljen e fëmijëve dhe ji konsistent lidhur me menaxhimin e sjelljes dhe “pasojave të arsyeshme” të kësaj sjelljeje. Gjithashtu, përdor ton të qetë, neutral, në vend të të ngriturit të zërit, të bërtiturit ose të kërcënuarit.
“Ti mund të mësosh të përdorësh “pasoja të qarta” pa patur nevojë për të arritur në ekstrem”, thotë Fosco.
Në të njëjtën kohë, ai shton se jo çdo sjellje e keqe ka nevojë për një përgjigje. Disa herë prindërit mund të shmangin disa drama nëse i tejkalojnë me qetësi “aksidentet e vogla.”
Fosco gjithashtu rekomandon se prindërit duhet të mësojnë të jenë “të mirë me veten e tyre” dhe të gjejnë mënyra për të çliruar stresin.
“Do të jesh i aftë të përgjigjesh ndaj fëmijëve në një mënyrë më të qetë nëse përkujdesesh për veten tënde”, tha ai.
Përshtati në shqip: Redina Çanaku /shendeti.com.al