Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gjuha shqipe, pjesë e kurrikulës në Universitetin e Harvardit

Gjuha shqipe, pjesë e kurrikulës në Universitetin e Harvardit

Studentët e Universitetit të Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë mundësi të zgjedhin të studiojnë Gjuhën Shqipe, pasi zyrtarisht ajo është pjesë e kurrikulave të gjuhës. Lajmi u bë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një postim në rrjetet sociale.

Këtë semester studentët e Universitetit të Harvardit mes gjuhëve të tjera do të kenë mundësi të studiojnë edhe gjuhën shqipe. E konsideruar gjerësisht si një nga gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indo-evropiane, e ndryshme dhe e vetmja përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, gjuha shqipe mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane si në Universitetin shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork, tashmë edhe në Universitetin e Harvardit” shkruan MEPJ në rrjetet sociale.

/ rtsh.al /

Prev Post

Studim: Prindërimi “i ashpër” mund të shkaktojë dëmtime të shëndetit mendor të fëmijëve

Next Post

62 vjet nga vdekja e Ahmet Zogut – si u bë mbret dhe si iku nga Shqipëria

post-bars

Leave a Comment