
Arian Asllanaj tregon çka shkruan në pllakën që u gjet në Shkup
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike, Arian Asllanaj sot tregoi se çfarë shkruan në pllakën arkeologjike që u gjet në Karposh të Shkupit.
Në pllakë janë shkruar emrat e Epi Kratit dhe bashkëshortes së tij me tre djemtë, nëri prej të cilëve emrin e ka pasur Dardanus.

“Në mbishkrimin e epitafit që u bë aq shumë e famshme shkruan: I ndjeri është Epi Krati, i cili e ka shënuar shoqen e tij dhe tre djemtë e tij, i cili djali i tretë e ka emrin Dardanus”, tha Asllanaj.
Ndërsa zv.kryeministri, Artan Grubi siguroi se deri sa nuk nxirren të gjitha artefaktet, në zonën arkeologjike ku u gjet pllaka “Dardanus” në Karposh të Shkupit nuk do të lejohet ndërtimi./ tetova1.mk
Subjekti i Lajmit:
Jam këtu kur s’kish njeri,
kur s’kish kufi
as fqinjëri,
as shkja të zi.
Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Iliri:
kur nga një det në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.
Unë jam këtu e do të jem
-dem baba dem-
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.
/tetova1.mk/Mediakontakt