Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kryeministri Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri Rama është takuar me zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ka marrë pjesë edhe në Samitin Botëror të Qeverisjes “World Government Summit 2023”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po realizon një vizitë dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ndërkohë është takuar me zyrtarë të ndryshëm dhe ka marrë pjesë edhe në Samitin Botëror të Qeverisjes (World Government Summit 2023).

“Me ftesë të Mohamed bin Rasheed al Maktoum, Zv/President dhe Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit ‘Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”’ e cila do të na mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e EBA”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale në lidhje me vizitën.

Ndërkohë, Rama është takuar me Al Maktoum dhe zyrtarë të tjerë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas njoftimit nga Kryeministria e Shqipërisë, Kryeministri Rama ishte i ftuar në njërin prej bashkëbisedimeve në Samitin Botëror të Qeverisjes, mbi rolin e grave në qeverisjen dhe shoqërinë e shekullit XXI.

Gjatë fjalës së tij në samit, Rama ka theksuar se është e rëndësishme që gratë në të njëjtën kohë te mos të bëhen vetëm konsumatore të ndryshimit, por “edhe promovuese të ndryshimit”.

“Shohim që ka gjithmonë e më shumë hapësirë për gratë në nivelet vendimmarrëse dhe nuk është vetëm në nivelet ministrore, por edhe zëvendësministrat, në nivelet e drejtorëve të drejtorive e kështu me radhë, por sidoqoftë nuk është ende mjaftueshëm pasi duhet të vijojë edhe në sektorin privat, çka është shumë më e vështirë”, është shprehur Rama.

Samiti Botëror i Qeverisjes po mbahet në Dubai, ku liderë, ekspertë dhe vendimmarrës nga vende të ndryshme të botës diskutojnë mbi idetë e përvojat e tyre mbi zhvillimin e mjeteve, politikave dhe modeleve mbi qeverisjen.

/AA

Prev Post

Zbulohet në Liqenin e Ohrit vendbanimi neolitik mbi 8000 vjeçar

Next Post

Origjina e panjohur e ‘Himnit të alfabetit’, të shkruar nga Parashqevi Qiriazi

post-bars

Leave a Comment