Zona e Lenies në Gramsh, panoramë fantastike në dimër
Zona e Lenies në Gramsh, në këto ditë dimri është mbuluar nga reshjet e dëborës, duke ofruar një panoramë fantastike, e cila nuk duhet lënë pa u vizituar.
Gramshi tashmë është kthyer në një destinacion të vërtetë turistik, pasi ofron për turistët pika të tjera natyrore që bëhen të vizitueshme, sidomos në fundjavë.
Më e bukura dhe më e vizituara mbetet Ujëvara e Sotirës. Kjo ujëvarë, e cilësuar edhe si “Niagara e Shqipërisë”, e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara.
Ujëvara ka një lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorit. Ka një bukuri mahnitëse që tërheq shumë vizitorë nga Shqipëria, por edhe turistë të huaj, që janë të apasionuar pas natyrës.