Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tërmeti në Turqi, mision shpëtimi nga e gjithë bota

Tërmeti në Turqi, mision shpëtimi nga e gjithë bota

Më shumë se 1500 viktima dhe mbi 7000 të plagosur në Turqi dhe Siri dhe mijera jane plagosur pasi një tërmet i magnitudës 7.9 ballë tronditi mëngjesin e sotëm pjesën juglindore të Turqisë, në kufi me Sirinë.  Numri i viktimave pritet të jetë dhe më i lartë pasi dëmet raportohet se janë katastrofike dhe shumë njerëz kanë mbetur në rrënoja.  Ministria e Shëndetësisë në Siri bën me dije se deri tani janë 427 viktima dhe mbi 800 të plagosur.

Operacionet e kërkimi shpëtimit kanë nisur mes temperaturave tepër te ulëta.

Turqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe u ka  bërë thirrje njerëzve të mos përdorin celularët që zjarrfikësit të koordinohen më lehtë mes tyre.

Miliona njerëz në Turqi, Siri, Liban, Qipo dhe Izrael kanë ndier lëkundjet ndërsa epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit turk të Gaziantep.

“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, u shpreh presidenti turk Erdogan në reagimin e tij të parë .

Ai tha se ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti dhe njësitë e tjera ishin në gatishmëri.

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga raportet e katastrofës, u shpreh  këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar  agjencinë ndërkombëtare të zhvillimit të vendit të vlerësojë se si mund të ndihmojë në këto momente të vështira Turqinë dhe Sirinë.

Rajoni i prekur nga tërmeti  është historikisht i rrezikuar nga lëkundjet e tokës. Në vitin 1999 rreth 18,000 njerëz humbën jetën pasi  një seri tërmetesh prekën Turqinë veriore.

Por Disa ekspertë janë shprehur se  termeti i sotem  mund të jetë tërmeti më i madh i regjistruar në Turqi – aq i fortë sa ai që ndodhi mbi 80 vjet më parë.

Në një postim në rrjetin social Twitter Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj  shpreh ngushellimet për ngjarjen e rëndë ne Turqi

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!” shkruan Presidenti.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh po ashtu ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi.

Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim.

Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme” thuhet ne njoftimin e qeverise.

Kryeministri holandez Mark Rutte ka njoftuar se një ekip holandez i kërkim-shpëtimit do t’i bashkohet kërkimit të të mbijetuarve në Turqi dhe Siri.

Në një postim në Twitter, ai ndau gjithashtu ngushëllimet e tij për presidentin e Turqisë Erdogan, duke thënë: “Mendimet janë me të gjitha viktimat e kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore”. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se Greqia gjithashtu do të “mobilizojë burimet e saj” dhe do të ndihmojë zonat e prekura.  Udhëheqësit e Serbisë dhe Suedisë kanë premtuar gjithashtu se do të dërgojnë ndihmë në rajon.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shpreh ngushëllime për familjarët e mbi 500 viktimave që humbën jetën, ndërsa shton se një grup shpëtimi nga vendi ynë është nisur drejt Turqisë për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve vendase.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë.

Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve.

Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi.”- shkruan Rama.

 

/euronews.al

Prev Post

Tërmet 7.9 ballë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë! Mbi 1000 viktima dhe mbi 3000 të plagosur

Next Post

I ftohti nga Siberia në vend, temperaturat mund të shkojnë deri në -15 gradë Celsius

post-bars

Leave a Comment