Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tërmet 7.9 ballë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë! Mbi 1000 viktima dhe mbi 3000 të plagosur

Tërmet 7.9 ballë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë! Mbi 1000 viktima dhe mbi 3000 të plagosur

Një tërmet i fuqishëm 7.9 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 1000 viktima dhe mbi 3000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët pas orës 2 të mëngjesit të së hënës me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep me thellësi rreth 7 km.

Një tërmet i fuqishëm 7.9 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 1000 viktima dhe mbi 3000 të plagosur. Lëkundjet që zgjatën më shumë se 2 minuta tronditën banorët pas orës 2 të mëngjesit të së hënës. Epiqendra ishte pranë qytetit të Gaziantep me thellësi rreth 7 km. Kjo ka shpallur gjendje emergjence në Turqi. Liderët ndërkombëtarë janë bërë bashkë për t’iu gjendur pranë Turqisë dhe Sirisë dhe për t’i ofruar ndihmë.

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan 912 viktima dhe mbi 2300 të plagosur nga tronditjet në 10 qytete. 284 viktimat në Turqi raportohen nga Kahramanmaraş, Gaziantep, Şanlıurfa, Dijarbakır, Adana, Adiyaman dhe Malatya.

Në Siri janë konfirmuar 427 viktima dhe mbi 120 në zonat e vendit të kontrolluara nga kurdët. Vdekjet u raportuan në rajonet e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus. Pas tërmetit kishte 8 paslëkundje të fuqishme. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për njerëzit e mbetur nën rrënoja por operacioni vështirësohet prej motit të keq me reshje shiu e dëbore. Deri tani nuk raportohen shqiptarë të lënduar.

Tërmeti i fuqishëm është pasuar nga pasgoditje të fuqishme, gjithsej 78 të tilla, ndërkohë që 8 prej tyre nga 4.7 deri në 5.6 ballë. Gjithashtu duhet theksuar se rajoni i tërmetit po përballet gjithashtu me kushte të rënda atmosferike.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Liban dhe Irak.

“Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, tha ai.

Turqia nuk është e panjohur për tërmetet e forta. Shtatë tërmete me mbi 7 ballë kanë goditur vendin në 25 vitet e fundit por tronditjet e së hënës ishin më të fuqishmet. Gjithashtu është tërmeti më i fortë që ka goditur kudo në botë që nga një tërmet 8.1 ballë që goditi një rajon të largët pranë Ishujve ‘Sandwich’ në Oqeanin Atlantik jugor në 2021, duke mos rezultuar në dëme.

/shqiptarja

Prev Post

Çfarë fsheh arkeologjia serbe në Sanxhak?!

Next Post

Tërmeti në Turqi, mision shpëtimi nga e gjithë bota

post-bars

Leave a Comment