“Dyluftim shqiptar” nga Aleksandër Gabriel Dekamps (viti 1828)
Shqiptarët luftarakë, të veshur me rrobat e tyre të përditshme si fustanella, të zbukuruara me kamë, pistoleta dhe shpata, ishin një temë e preferuar për artistët e periudhës romantike. Madje vetë Bajroni zgjodhi të përfaqësohej me kostumin shqiptar në portretin e tij të famshëm nga Tomas Filips në vitin 1813.
Në fillim të shekullit të 19-të supozohej se shqiptarët ishin pjesa më e ashpër e forcave osmane, dhe në të vërtetë ka shumë përshkrime të udhëtarëve për pamjen e tyre alarmante.
Në këtë pikturë me ngjyra uji, autori Dekamps ishte përqendruar në tensionin mes dy luftëtarëve shqiptarë, teksa ata vështrojnë ashpër njëri tjetrin dhe ndeshen me shpatat e tyre të shkurtra dalluese. Ata sulmojnë njëri tjetrin ndërsa mantelet dhe fustanet e tyre të bardha (fustanellat) rrotullohen rreth tyre. Drama jehonë nga burrat dhe kuajt që afrohen nga prapavija, duke shpresuar të ndërhyjnë përpara se dyluftimi të rezultojë fatal/https://inforculture.info/https://www.instagram.com/old.albanian.history