Rrugët në Tiranë ku nesër nuk do të lejohet as parkimi i makinave
Policia e Shtetit ka shtuar masat në prag të zhvillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet të martën e 6 dhjetorit në Tiranë.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se për arsye sigurie do ketë bllokime dhe devijime trafiku në disa rrugë inteurbane dhe urbane të kryeqytetit duke nisur nga ora 06:00 e së martës e deri në orën 18:00 të po asaj dite.
Të bllokuara do të jenë:
– Rruga Rinas – Qafë Kashar dhe anasjelltas
– Autostrada Tiranë- Vorë dhe anasjelltas
– Unaza madhe nga ish Sheshi Shqiponja – Rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas
– Rr.Elbasanit nga Rrethi Sanatoriumit deri tek Ura Elbasanit dhe anasjelltas
Ndërkohë, edhe të gjithë rrugët që lidhin Rr.Elbasanit me Rr. Papa Gjon Pali II rr.Dervish Hima, rr.Asim Zeneli, rr.Themistokli Gërmenji, rr.Ismail Qemali, rr.Mustafa Matohiti, rr.Jul Variboba, rruga Faik Konica, Fatmir Haxhiu, Gjeneral Nikols, rruga e Atjonit, sheh Ahmet Pazar si dhe të gjitha rruget që lidhin Blv.D.Kombit me rr.Ibrahim Rugova, Ukraina e lirë, Lek Dukagjini do jenë të bllokuara.
Gjithashtu ne këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, ndaj për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës të mos parkojnë mjetet.
Për mjetet që nuk janë larguar do të bëhet spostimi me mjete ngritëse nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.
Për mjetet e emergjencave mjekësore dhe emergjencave civile nuk do të ketë pengesa, përveç kontrolleve policore në perimetrin e sigurise do të jenë të kontrolluara nga punonjësit e policisë.
Bllokimi i trafikut dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojnë në orën 07:00, ndërsa në qytet në perimetrin e sigurisë duke filluar nga ora 06:00 dhe në rrugët e tjera që përfshihen në itenerarin e lëvizjeve në orën 08:00.
/euronews.al