Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Qytetet sfungjer” mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga përmbytjet

“Qytetet sfungjer” mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga përmbytjet

Qytetet sfungjer përdorin burimet e tyre natyrore për të thithur ujin dhe për ta lëshuar atë në mënyrë më të ngadalë nëpër liqene dhe lumenj, duke ndihmuar në parandalimin e përmbytjeve

Në qytetin Auckland, i cili ndodhet në zonat e ulëta bregdetare të Zelandës së Re, edhe në muajt më të thatë ka shumë reshje. Këto janë tre faktorë që rrisin rrezikun nga përmbytjet.

Por, ky qytet ka gjithashtu shumë veçori natyrore që ndihmojnë në kullimin e shpejtë të ujit të tepërt, duke e bërë qytetin më të mbrojtur ndaj përmbytjeve dhe ngjarjeve të tjera hidrologjike sesa shumë qendra të tjera urbane.

Ekspertët mendojnë se ky fenomen i “sfungjerit”, ose ndryshe aftësia për të thithur ujin nga sipërfaqja, duhet të merret në konsideratë me përparësi në planifikimin urban.

Qytetet sfungjer do të kenë një kapacitet më të madh për t’u përballur me kushtet më ekstreme të motit dhe me rritjen e niveleve të deteve, të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Pra, çfarë është një qytet sfungjer?

Auckland është një nga qytetet sfungjer më të mira në botë, sipas një studimi të tetë ndër qendrave më të mëdha urbane në botë nga firma e shërbimeve profesionale, Arup.

Qytetet sfungjer punojnë në harmoni me natyrën për të thithur shpejt reshjet e dendura, në vend që të mbështeten vetëm tek infrastruktura gri, si tubat dhe pompat.

Aftësitë e ngjashme me ato të sfungjerit për një qytet mund të vihen re nga ekuilibri midis infrastrukturës blu (pellgje, liqene), asaj të gjelbër (bari, pemët) dhe gri (ndërtesa, sipërfaqe të forta).

Llojet e tokës dhe bimësia, si dhe potenciali i rrjedhjes së ujit, gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

Tokat me rërë janë përgjithësisht më “të sfungjerta” krahasuar me tokat me bazë argjile, por thellësia e tokës dhe thellësia deri në nivelin e ujit gjithashtu kanë ndikimin e tyre.

Nëse rrjedhat e ujërave nëntokësore janë afër sipërfaqes, kjo zvogëlon kapacitetet e tokës për të vepruar si një sfungjer.

Pavarësisht se është zona urbane më e populluar e Zelandës së Re, qyteti i Auckland ka gjithashtu shumë hapësira të gjelbra. Shtëpitë që ndodhen atje shpesh kanë kopshte me përmasa të konsiderueshme dhe nuk mungojnë as parqet e mëdha.

Gjysma e tokës së Auckland është e mbuluar nga infrastruktura e gjelbër ose ajo blu. Kjo është një nga përqindjet më të larta në raportin e Arup, duke ia kaluar pak Najrobit në Kenia.

Megjithëse kullotat e Najrobit e bëjnë këtë qytet relativisht të gjelbër, ai ka një potencial më të lartë të rrjedhjes së ujit mbi të, krahasuar me qytetet e tjera të marra në analizë, për shkak të një përqindjeje të lartë të niveleve të argjilës që ndodhen në brendësi të tokës. Kjo redukton vetitë e qytetit për të funksionuar si një sfungjer.

Qyteti me më pak veti të sfungjerit, sipas analizës së Arup, rezultoi të ishte Sidnej në Australi, i cili ka vetëm 24% hapësira të gjelbra ose blu, me shumë parqe të vendosura jashtë qytetit.

Qendra e qytetit është kryesisht e ndërtuar dhe, si rezultat i kësaj, ka sipërfaqe betoni të papërshkueshme nga uji. Përveç kësaj, Sidnej ka një potencial mesatarisht të lartë të rrjedhjes së ujit, me një nëntokë mjaft të pasur me argjilë.

Si mund t’i parandalojnë përmbytjet qytetet e sfungjerta?

Qytetet sfungjer janë në gjendje të thithin ujin e tepërt dhe ta lëshojnë atë më ngadalë përsëri nëpër lumenj dhe sisteme të tjera ujore.

Ndryshimet klimatike tashmë kanë ndikim në sistemet tona të motit, duke sjellë më shumë përmbytje dhe reshje të mëdha shiu, si dhe thatësira.

Ndikimi i këtij moti ekstrem do të jetë më i madh sa më shumë që të ngrohet planeti. Dyzet e katër për qind e fatkeqësive globale që kanë të bëjnë me motin janë të lidhura me përmbytjet, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike.

Ne duhet të masim dhe t’i kushtojmë më shumë vlerë infrastrukturës së gjelbër dhe asaj blu, ku përfshihen pemët, bari dhe pellgjet, argumenton Arup, duke theksuar se ne duhet të ndërtojmë qytete duke pasur parasysh se ato duhet të kenë sa më shumë veti të ngjashme me një sfungjer.

Zgjidhjet e bazuara te natyra për ndryshimet klimatike janë mesatarisht 50% më efektive në aspektin e kostove sesa alternativat inxhinierike, duke ofruar 28% më shumë vlerë të shtuar se sa infrastruktura gri.

 

 

/ World Economic Forum

 

Prev Post

Shegë në mëngjes, çfarë i ndodh organizmit?

Next Post

Raporti i ri: Europianët, 3,000 euro më të varfër çdo vit që pas krizës financiare

post-bars

Leave a Comment