Sa hapa në ditë largojnë rrezikun e sëmundjeve të rënda?
Numri magjik i hapave që na mbajnë larg katër sëmundjeve të rënda mund të duket i pamundur, por nëse ecja bëhet zakon, është në gjendje që të mbrojë shëndetin tonë.
Numri magjik i hapave që na mbajnë larg katër sëmundjeve të rënda mund të duket i pamundur, por nëse ecja bëhet zakon, është në gjendje që të mbrojë shëndetin tonë.
Obeziteti, apnea e gjumit, presioni i lartë i gjakut dhe depresioni mund të shmangen nëse arrijmë objektivin tonë prej 8200 hapash në ditë. Këto janë faktet e zbuluara nga një studim i ri i publikuar në Nature Medicine, i cili thekson se nëse arrini të bëni më shumë hapa, atëherë do të keni edhe më shumë përfitime.
Ekipi hulumtues nga Qendra Mjekësore e Universitetit Vanderbilt në SHBA u kërkoi më shumë se 6000 pjesëmarrësve të mbanin numronin hapat për të paktën 10 orë në ditë. Rreth 6 kilometra në ditë, që përkthehet në 8200 hapa , kontribuan në parandalimin e këtyre katër sëmundjeve të rëndësishme.
Pothuajse dyfishimi i numrit të hapave, në 11,000, mund të parandalojë obezitetin me 64% te njerëzit tashmë mbipeshë. Megjithatë, bëra e 8000-9000 hapave në ditë nuk ulte rrezikun ndaj hipertensionit dhe diabetit.
B.K./Shqiptarja.com