
Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slam të Abu Dhabit
Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka arritur të zë vendin e dytë, duke siguruar kështu medaljen e argjendt në Grand Slam të Abu Dabit.
Ajo nuk arriti ta mposht kundërshtaren koreane, Huh Mimi. Mimi e mposhti Gjakovën me Waza-Ari.
Kujtojmë se Gjakova në gjysmëfinale mposhti xhudisten gjeorgjiane, Eteri Liparteliani. Ndërsa në çerekfinale mundi xhudisten serbe, Marica Perisic, brenda dy minutave.
Në raundin e parë, Gjakova mundi xhudisten nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, ndërsa në raundin e dytë eliminoi holandezen, Pleuni Cornelisse. / KultPlus.com
