Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm, Çekia propozon pezullimin e lëvizjes pa viza për Shqipërinë
Presidenca çeke ka propozuar ndalimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor për shkak të migrimit të parregullt.
Bëhet me dije se ky propozim vjen si mjeti i fundit, për Shqipërinë dhe Serbinë në mënyrë që të reduktohet numri i emigrantëve të paligjshëm që vijnë në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor.
Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm po ushtron presion mbi shtetet fqinje të BE-së, Austrisë, Kroacisë si edhe Sllovenisë.
“Në veçanti, shtetasit e Turqisë, Tunizisë, Indisë, Kubës dhe Burundit hyjnë legalisht (pa viza) në rrugë ajrore në Serbi (dhe nga disa prej këtyre vendeve edhe në Shqipëri) dhe një numër shumë i madh i tyre shkojnë në mënyrë të parregullt në vendet anëtare të BE-së. thuhet”, thuhet në dokument.
Po ashtu dokumenti i Presidencës Çeke propozon disa masa për uljen e numrit të emigrantëve të paligjshëm.
Gjithashtu në njoftimin e saj vlen të theksohet edhe presioni diplomatik për Shqipërinë dhe Serbinë për të harmonizuar heqjet e vizave dhe për të rikthyer më shumë emigrantë të parregullt.
“Në rast se përpjekjet diplomatike do të dështojnë, BE-ja duhet gjithashtu të përgatitet dhe të marrë në konsideratë një listë të masave të tjera që mund të përdoren, duke përfshirë edhe në kontekstin e mekanizmit të pezullimit të vizave,” thuhej në memorandum.
Problemi i Ballkanit Perëndimor vjen shtatë vjet pas të ashtuquajturës krizë emigrantësh të vitit 2015, kur më shumë se 1 milion refugjatë hynë në mënyrë të parregullt në BE, shumica e tyre nëpërmjet Evropës Juglindore.
Arsye fillestare e vendosjes së këtij sistemi ishin shqetësimet e fundit të sigurisë me terrorizmin dhe krizën e emigrantëve.
Prandaj, ishte bërë thirrje për një menaxhim më të mirë se kush po hyn në kufijtë e BE-së.
BE-ja deklaronte vazhdimisht synimin e saj për ta bërë udhëtimin brenda kufijve të saj një përvojë më të sigurt.
Për të reduktuar procedurat dhe kohën e pritjes, si dhe për të adresuar shqetësimet e sigurisë, Komisioni Evropian (KE) ka dalë me një “zgjidhje” – ETIAS.
/balkanweb