Triumfi i Romës ndaj Feyenoord në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë
Mbrëmjen e djeshme, përfundoi 1 me 0 ndeshja në ‘Air Albania’.
Roma triumfoi ndaj Feyenoord me një gol të shënuar nga Nicolo Zaniolo, ku italianët ia dolën ta ndezin atmosferën pas gjysmë ore lojë.
Goli i Nikolo Zaniolos, në minutën e 32-të, i dhuroi këtë sukses të artë kryeqytetasve, të cilët kishin pritur më shumë se 60 vite, për të provuar shijen e një trofeu Europian për klube.
Edhe pse holandezët, bënë gjithçka në pjesën e dytë, për të barazuar sfidën, fati nuk ishte me ta, teksa goditën 2 herë shtyllën. Në fund, festë e çmendur e italianëve.
/javanews