Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Shqipëria, ‘bateria ekologjike’ e rajonit”/ Raporti i OECD-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

“Shqipëria, ‘bateria ekologjike’ e rajonit”/ Raporti i OECD-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

“Shqipëria është bërë e vetëmjaftueshme në prodhimin e energjisë së pastë, madje edhe një eksportues, falë ndërthurjes së masave për përdorim eficient të energjisë në ndërtesat e banuara dhe zhvillimit të burimeve të energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era”.

Kështu shkruan raporti i Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në raportin më të fundit, ku analizohen zhvillimet e viteve të fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më konkretisht në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Raporti vlerësoi në mënyrë të paanshme zhvillimin e sektorit të prodhimit të energjisë, njëkohësisht me politikat në mbrojtje të mjedisit, e sa i përket Shqipërisë, shprehet se ka pasur zhvillim të jashtëzakonshëm vitet e fundit.

Në kreun që trajton ringritjen ekologjike të këtyre vendeve, Shqipëria renditet në vend të parë sa i përket disa aspekteve, duke nisur që nga fakti se duke mos përdorur qymyr për djegie, nuk dëmton mjedisin me karbon, fakti që pjesa më e madhe e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, gjë që i jep vendit tonë potencialin për të prodhuar shumë shpejt energji të mjaftueshme për vete e për më tepër të aftë të exportojë energji edhe në vendet e tjera të rajonit.

“Shqipëria performon shumë mirë, vlerëson OECD, jo vetëm sa i përket eficiencës në prodhimin e energjisë dhe nivelin e ulët të gazrave të lëshuara nga serat, por renditet e para në Ballkan dhe madje edhe në Europë, sa i përket lëshimit të dioksidit të karbonit për frymë”, thuhet në raport.

Raporti i OECD citon se: “Shqipëria është faktori pozitiv i rajonit, në bilancin e prodhimit të energjisë, falë prodhimit të energjisë elektrike përmes hidrocentraleve”.

Po ashtu, lidhur me prodhimin e energjisë përmes burimeve hidrike, duke shërbyer edhe si depozitë energjie për vendet e tjera të Ballkanit.

Raporti vëren se Shqipëria ishte i pari vend në Ballkan që ka kaluar ligje për eficencë në prodhimin e energjisë, në 2015 dhe në 2017, e para ekonomi në rajon që ka nisur investimet në fushën e prodhimit të energjisë elektrike duke shfrytëzuar diellin dhe erën, duke theksuar se përvec Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, shtetet e tjera nuk kanë nisur ende procedura për të tilla investime.

Shqipëria renditet e para në rajon edhe për miratimin e një Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën në dhjetor të 2021, si dhe për faktin se ka miratuar një Kontribut Kombëtar të Përcaktuar në përgatitje për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021.

Për më tepër, një nga pikat e forta të vendit tonë sipas raportit ndërkombëtar është se Shqipëria ka më pak ndotje të ajrit se vendet e tjera të rajonit dhe theksohet se legjislacioni në fuqi sa i përket cilësisë së ajrit është po ashtu i konsoliduar, duke këshilluar përforcimin e masave për monitorimin e zbatimit të tij.

Në mbyllje, raporti behet me dije se vlerëson faktin se në sektorin më të vështirë në vend, sa i përket ndotjes së ajrit, transportit publik urban, janë marrë masa ligjore dhe praktike në drejtim të përmirësimit të këtij faktori, në funksion të qëllimit për modernizimin dhe dekarbonizimin e këtij sektori, që premton zhvillim të mëtejshëm në treguesit për Shqipërinë si në eficencën e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë nga burimet e rinovueshme, ashtu edhe përdorimit të saj në të gjitha fushat në një formë që mbron gjithmonë e më shumë mjedisin dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët e vendit dhe rajonit.

/javanews

Prev Post

Nga 6 qershori çmimet e bulmetit rriten sërish nga 10-50%

Next Post

Vendimi i rëndësishëm për maturantët

post-bars

Leave a Comment