Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Conference League në Tiranë: 10 policë të plagosur, 60 tifozë të shoqëruar

Conference League në Tiranë: 10 policë të plagosur, 60 tifozë të shoqëruar

Finalja e madhe e Ligës së Konferencës ka sjellë edhe përleshjet e para midis tifozërive të Fejnordit dhe Romës me forcat e policisë.

Nga incidentet e shkaktuara mbrëmjen e së martës, kanë mbetur të plagosur 10 punonjës policie si dhe është dëmtuar një automjet i policisë.

Ndërsa, 60 shtetas nga grupet e tifozëve të të dyja skuadrave, janë shoqëruar në ambientet e policisë, nga të cilët 48 italianë dhe 12 holandezë.

Gjithçka nisi pas informacioneve se një grup tifozësh po i drejtoheshin stadiumit “Air Albania”, për t’u përplasur me tifozërinë e skuadrës tjetër.

Policia ka tentuar të ndalojë tifozët e Fejnordit në rrugën “Mustafa Matohiti”, por ata kanë goditur punonjësit me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së Dejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Nga këto ngjarje, policia bëri thirrje për lokalet që të mbyllen në orën 23:00.

/euronews

Prev Post

“Një ish-oficer i Sigurimit me origjinë nga Çamëria, më tha: Tortura e fundit që i bënë babait tuaj, ishte nxjerrja e syve dhe…”/ Historia e dhimbshme e gazetarit të zhdukur

Next Post

Dyfishohen aplikimet për azil në janar-shkurt 2022, Franca destinacioni më i preferuar

post-bars

Leave a Comment