Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Borë në Brazil, temperaturat shkojnë deri në -5 gradë celsius

Borë në Brazil, temperaturat shkojnë deri në -5 gradë celsius

Një mot i pazakontë me dëborë ka përfshirë prej disa ditësh shtetin tropikal të Brazilit, Rio De Zhaneiro.

Në Rio de Zhaneiro, notarët e guximshëm u detyruan të mos zhyteshin në ujërat e oqeanit, pasi jugu i Brazilit përjetoi një mot të pazakontë me temperatura të ulëta.

Konkretisht, temperaturat arritën në minus 5 gradë Celsius në shtetin Santa Katarina, duke mbuluar qytete të ndryshme me një shtresë të hollë dëbore.

Për shumë brazilianë, të mësuar me një mot të ngrohtë në vendin tropikal të Amerikës së Jugut, dukuri të tilla konsiderohen ekstreme.

Temperaturat nisën të binin më herët gjatë javës me zbarkimin e ciklonit “Yakecan”.

Situata detyroi autoritetet në shtetin Rio Grande do Sul të anulonin një seri ndeshjesh futbolli, të mbyllnin godinat publike dhe të pezullonin mësimin në shkolla e universitete.

Meteorologët në vendin latin kanë deklaruar se moti i ftohtë është mbërthyer nga një stuhi në jug të vendit, që do të përhapet në fillim të javës së ardhshme.

Ndërkohë, marina ushtarake pret që valët deri në 4 metra të larta të vazhdojnë të godasin brigjet e Rios deri të premten e ardhshme.

/euronews

Prev Post

Stuhia godet Gjermaninë, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Next Post

Plazhet publike në Durrës e Kavajë jashtë standardeve

post-bars

Leave a Comment