Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Çmimet e mallrave rriten me 5.7%, inflacioni më i larti në 2 dekada

Çmimet e mallrave rriten me 5.7%, inflacioni më i larti në 2 dekada

Çmimet e mallrave kryesorë në vend u rritën me 5.7% në fund të marsit, duke shënuar nivelin më të lartë të dy dekadave të fundit.

Një vit më parë inflacioni ishte 1.2%.

Rritjen më të lartë e ka pësuar grupi i transportit, me 20% i ndikuar nga çmimi i naftës dhe gazit.

Në total çmimet e ushqimeve të shportës janë 9.3% më të shtrenjta, ku vetëm vaji shitet 22.4% më shumë se një vit më parë, i ndjekur nga çmimi i bukës që rezulton 15.8% më i lartë, ndërsa qumështi, djathi, vezët dhe sheqeri janë rritur 10% më shumë se marsi i vitit 2021.

Edhe grupet e tjera kanë pësuar një rritje zinxhir për shkak të shtrenjtimit të kostove bazë të prodhimit.

Çmimet ne hotele dhe bar-restorante u rritën me 4.5%. Veshjet dhe këpucët 1.5%, argëtimi 3.5%, mobilie e pajisje 1.4%.

Sektori i vetëm që nuk ka pasur ndryshime të çmimeve është shëndetësia.

Banka Qendrore mban një objektiv 3% për nivelin e inflacionit të Shqipërisë, për shkak se vendet që kanë ekonomi në zhvillim duhet të kenë një rritje të kërkesës e cila përkthehet në rritje të çmimeve.

Pavarësisht kësaj, rritja e inflacionit këtë vit është e importuar pasi është ndikuar nga rritja e çmimeve të mallrave jashtë vendit.

/euronews

Prev Post

Gjermania vendos limit, sa shtetas kosovarë mund të marrin viza pune këtë vit

Next Post

Shkencëtarët britanikë mund të kenë gjetur një zgjidhje për plakjen

post-bars

Leave a Comment