Rritja e nivelit liqenit të Fierzës rikthen ndotjen
Rritja e nivelit të ujit në basenin ujëmbledhës së kaskadës së Drinit ka rikthyer edhe ndotjen e liqenit të Firzës.
Sa herë që rritet niveli, rishfaqen dhe mbetjet urbane të vendit, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.
Fierza është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Reshjet e ditëve të fundit dhe rritja e nivelit të ujit rikthyen problematikën e vjetër të ndotjes që vijon prej vitesh dhe ende nuk ka zgjidhje përfundimtare.
Kjo situatë në Fierzë prej vitesh është bërë e zakonshme në periudhat pranverë-vjeshtë ku vija liqenore dhe sipërfaqja e liqenit ndotet nga mbeturina të shumta. Megjithatë, liqeni sërish vazhdon të mbushet me mbeturina nga tre shtete.
Ndërkohë zotimet e marra që në vitin 2016 e qeverive të Shqipërisë e Kosovës për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk u mbajtën, ndaj edhe mbetjet urbane të mbledhura në territorin e tre shteteve çdo vit përfundojnë sërish në liqen. Kanë dështuar edhe planet për blerjen e një anijeje për pastrimin e sipërfaqes së liqenit.
Aktualisht, prurjet natyrore në kaskadë janë :
HEC Fierzë 405 m3/s
HEC Koman 180 m3/s
HEC Vau i Dejës 20 m3/s
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
Hec Fierzë 267.46 mmnd,
Hec Koman 173.38 mmnd,
Hec Vau Dejës 74.71 mmnd
/lajmifundit