Qeni që di 40 komanda punësohet në spitalin e fëmijëve në Florida
Një qen dy vjeçar i quajtur Parks është punësuar të ofrojë mbështetje emocionale dhe ndihmë fizike në një spital për fëmijë në Florida.
Retriever Labrador kohët e fundit iu bashkua ekipit të fëmijëve në Spitalin Orlando Health Arnold Palmer për Fëmijë në Florida.
Atje, ai mund të praktikojë më shumë se 40 komanda, duke përfshirë tërheqjen e vagonëve të lodrave, shtyrjen e sirtarëve dhe marrjen e sendeve, tha spitali.
Parks mori trajnimin e tij të qenve nga Canine Companions, një organizatë jofitimprurëse që lidh njerëzit dhe organizatat me qentë e shërbimit, shkruan Fox News.
Këlyshi i talentuar është bashkuar me Kimberly Burbage, një specialiste e jetës së fëmijëve në spital.
Ai do ta kalojë kohën e tij të lirë me Burbage kur nuk është duke punuar nga e hëna në të premte.
“Unë kam qenë e interesuar në krijimin e këtij programi në Orlando Health Arnold Palmer për disa vite dhe jam e emocionuar që jam në gjendje të inkorporoj Parks në udhëtimin spitalor të pacientëve dhe familjeve tona. Unë jam shumë mirënjohëse për mundësinë për të bashkëpunuar me Parks për të sjellë disa përfitime të mëdha terapeutike dhe normalitet për pacientët”, tha Burbage në një deklaratë.
Në një njoftim për shtyp, organizata Orlando Health Arnold Palmer tha se Parks ofron mbështetje emocionale dhe shërben si një motivues për pacientët dhe familjet që po luftojnë me sëmundje ose diagnoza. /Telegrafi/inforculture.info