Nga stomaku te rënia në peshë, “receta” e uthullës së mollës që “sheshon” sëmundjet
Shija dhe aroma e uthullës së mollës mund të përbëjnë një faktor pengues për përfitimin e vlerave të këtij produkti.
Por pavarësisht aromës dhe shijes, uthulla e mollës përshkruhet si burimi i rinisë së përjetshme.
Studime të ndryshme, të cilave i referohet konfirmojnë se pirja çdo ditë e këtij lëngu sjell shumë të mira për trupin dhe organizmin.
Si Mund Të Pini Uthullën e Mollës
Uthulla e mollës ka një përmbajtje të lartë acidike ndaj mund të shkaktojë djegësira në zonën e fytit.
Për pasojë ajo nuk rekomandohet të pihet direkt nga shishja.
Ekspertët thonë se uthulla e mollës duhet tretur në filxhan me ujë.
Ata sugjerojnë tretjen e 1-2 lugëve gjelle me uthull në një filxhan me ujë.
Më Pak Probleme me Stomakun
Uthulla e pafiltruar e mollës është e pasur me fibër që e mbron stomakun.
Përveç tretjes dhe problemeve të pakësuara me stomakun, uthulla do të shërbejë edhe si laksativ duke zgjidhur çështjet si konstipacioni.
Pehashi
Uthulla e mollës ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të pehashit veçanërisht në lëkurë dhe në flokë.
Ju mund ta aplikoni atë në lëkurë dhe në flokë çdo mëngjes dhe në mbrëmje duke e tretur në ujë për të marrë efektet më të mira të mundshme.
Infeksionet
Myku dhe infeksionet janë një rrezik i vazhdueshëm për organizmin që shpesh del jashtë kontrollit.
Uthulla e mollës përbën një kurë shumë e mirë kundër mykut që prek zona të ndryshme të trupit.
Sheqeri Në Gjak
Studimet kanë treguar se konsumi i uthullës së mollës ndihmon në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve të thjeshta.
Kësisoj trupi arrin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.
Disa studime kanë zbuluar se konsumi i uthullës para gjumit ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, efekt që zgjat deri të nesërmen.
Më Pak Toksina
Uthulla e pafiltruar e mollës ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë.
Mjafton të tresni një lugë gjelle me uthull në një gotë të madhe me ujë dhe ta pini rregullisht.
Rënie Nga Pesha
Uthulla e mollës rrit ndjesinë e ngopjes sidomos nëse pihet gjatë një vakti të pasur me karbohidrate.
Ekspertët thonë se konsumi ditor i uthullës së mollës ndihmon në pakësimin e depozitave dhjamore dhe në rënien nga pesha./infoshqip.com