Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Harta e botës e vitit 1553/Populli shqiptar në “qendër” të saj

Harta e botës e vitit 1553/Populli shqiptar në “qendër” të saj

Një hartë e rrallë që pretendon ta paraqesë në mënyrë të plotë gjithë botën (globin) e hartuar në shekullin e 16-të i ka vendosur shqiptarët jo vetëm në krye, por edhe si rolin kryesor brenda saj. Në pjesën e sipërme me figura njerëzore, por si përshkrim apo përgjasim të zotërave, e vetmja figurë mbizotëruese dhe madhështore është e një shqiptari, një portret që ngjason me figurën e Skënderbeut paksa, në gjoksin e të cilit shquhet shqiponja dykrenore e zezë, si në parzmore, dhe e shtrirë në gjithë veshjen, që është një fustanellë tipike shqiptare, që e mbulon pjesën më të madhe të trupit me ngjyrë të kuqe, dhe duke e qartësuar apo identifikuar se bëhet fjalë për popullin shqiptar.

Në anglisht e kanë pagëzuar si: “Map of the world 1553, albanian God in top of it”, që dmth, Harta e botës e vitit 1553 me Zotin shqiptar në qendër të saj”.

Pra, jo vetëm fama e shqiptarëve të kohës së Skenderbeut, por edhe roli që po vazhdonin të luanin në Evropë i bën të tjerët që edhe në shekullin e 16-të ti respektojnë si faktor kyç në proceset politike të kohës.

Harta është titulluar në latinisht: Charta Cosmographica, Cum Ventorum Propria Natura Et Operavione . . . me shënimin përcjellës-sqarues se ka për autor Gemma Frisius & Peter Apian, e bërë në Antwerp me 1553.

Kjo hartë përbën edhe një provë, se shqiptarët vërtetë kishin rol nga kryesorët në mesjetë, ndërsa harta, në të cilën shihet qartë ngjyra e kuqe, që paraqet sfondin e flamurit, ndoshta përbën dokumentin më të vjetë dhe më serioz të simbolit tonë kombëtar. Në disa gjetje të tjera, për shkak të vjetërsisë ngjyra e kuqe është shprishur dhe vetëm me analiza kimike dhe studime të tjera dihet që e kuqja është shndërruar në të verdhë. Por, në këtë hartë duket qartë që ngjyra e kuqe është ruajtur e paprekur, sikurse vetë simboli i shqiponjës./inforculture.info

Prev Post

Lëvizja e papritur, 3 kryeministrat e vendeve të NATO-s hyjnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn

Next Post

Këto gjashtë gabime po shkatërrojnë makinën tuaj

post-bars

Leave a Comment