“Para 3000 vjetëve janë shkruar vepra shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe..”
Prof. dr. Skënder Rizaj
Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë.
Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishtkruesë të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamofluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga rradhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonumisa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë kosovare.
Që në krye më duhet të përmendi një të dhënë me interes. Arkeologët serbë, në lokalitetin Vinçi ( Serbia e sotme), në afërsi të lumit Danub, d.m.th. në Dardaninë shumë të lashtë, kanë gjetur: portretin (busten) e profetit Adam të gdhendur në gur; themelet e faltoreve në dy forma “A” qëq e simbolizonin: All-llahun, Adamin dhe Abecenë (Librin e Shenjtë); disa tekste të shenjta të gdhendura në gurë me shkrimin pellazgjik.
Speleologët serë, me rastin e hulumtimit të shpellës së Gadimës (pranë Prishtinës0, kanë hasur në kafkën e njeriut adamian, kafkë kjo e gurëzuar me stalagmite dhe stalagmitet, e kam parë me sytë e mi, me rastin e vizitës së shpellës në fjalë. Speleologët serbë këtë kafkë e kanë shkoqur dhe e kanë dërguar në Beograd për ta studiuar, mirëpo këtë zbulim epokal për arsye që vetëm ata i dinë nuk e kanë publikuar deri më sot.
Gjykuar sipas këtyre burimeve shkencore të dorësa së parë etnonomet pellgaz (sipas metatezës (venkëmbimit): pellazg, ilir, shqiptar (alban, arban, arnaut) janë sinonime. Pellgazët (pellazgët) – ilirët- shqiptarët janë popull hyjnor. Edhe gjuha e tyre (pellgfazishtja (pellazgjishtja) – ilirishtja- shqipja është gjuhë hyjnore dhe universale, gjuhë kjo e cila nga koha e Profetit Adam (Adem) e deri para 3400 vjetëve është përdorur nga të gjithë popujt e rruzullit tokësor.
Porse, për shkak të mëkateve të bëra i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi All-llah në Babiloni të Mesopotamisë jo vetëm që i dënoi pellazgët mëkatarë me dënime të ndryshme, me fenomene natyrore, por edhe gjuhën e tyre e përziu, në mënyrë që të mos mundin më të merren vesh ndërmjet vedi. Në këtë mënyrë, nga gjuha universale dhe unike Zoti krijoi tri familje gjuhësore: Familjen gjuhësore evroindiane (e jo indoevropiane siç pohojnë indoveropeistët) shqipja, armenishtja, gjuhët gjermane, greqishtja; gjuhët kelte; gjuhët indiane- sanskrite; gjuhët iraniane (persiane); gjuhët balto-sllave; gjuhët italo-latine); Familjen gjuhësore semite (fenikishtja, hebraishtja, arabishtja, etiopishtja…); Familjen gjuhësore uralo-altajte (turqishtja, mongolishtja, japonishtja…). Për më tepër, profeti Dhylkarnejni ? Dybrinori) – Skënderi i Madh- Aleksandri i Madh (në formë të greqizuar) (para 2.400 vjetëve) në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), në Afrikën Veriore dhe në Azi deri në Indi, ku i shtriu fushatat e veta ushtarake, ka komunikuar me popujt e këtyre viseve dhe me ushtarët e vet me gjuhën amtare – me pellgazishten (pellazgjishten) – ilirishten- shqipen. Vetëm kur është kontaktuar me jexhuxhë- mexhuxhët (turqit) në Taxhikistan nuk e ka kuptuar plotësisht gjuhën e tyre.
Në të mirë të këtij konstatimi flet edhe një shkrim i ditëve tona, sipas të cilit:”Hulumtuesit u befasuan kur në zonën midis Afganistanit, Pakistanit, Kinës dhe Taxhikistanit hasën një popullsi krejt të ndryshme nga ata që e rrethonin. Derisa popujt përreth ishin aziatikë, shihej qartë nga shikimi i parë se kjo popullsi ishte evropiane, domethënë e racës së bardhë. Hulumtimet e hollësishme nxorën në shesh të dhëna edhe më befasuese. Vendi quhet Hundëza (nga shqipja hundë), sepse përfundon vërtet me një hundë, në një vend moçalik Balta, kurse banorët e quajnë veten hundëzakë.
Gjuha e tyre nuk është e shkruar. E quajnë burreshski (gjuhë burrash). Një fis që jeton në mal quhet Kalash (ka lashtë- ka lashtësi- është i vjetër- është i moçëm). Kryeperëndinë Kalashët e quajnë Di zau (Zau, Zou, Zoti i Gjithë – di – jshëm), kurse në dyert e tyre skalisin dy brirë dhije (trashëguar që nga Aleksandri i Madh,q ë i përdori në përkrenare edhe Skëndereu). U shënuan edhe plot fjalë shqipe, të cilat përdoren ende: shkruam në… unë jam…, kam, baj, çila (çela), bubullima, kullse (kanalet kulluese), kamishë (këmishë), Rakjaposht (Ra-kah – poshtë (Ra pjertas, Ra të poshtë, të poshtëze) emër mali etj.
Eshtë për të përmendur se hundëzakët e kanë pranuar me vështirësi islamizmin, se pinë verë (me ujë) si ilirët, se jetojnë gjatë (100-140 vjet), se ushqehen kryesisht me bimë etj… Një valle e përhapur është vallja e shpatave (si vallja e Rugovës). Kryetari Hundëzës e ka titullin I Miri. Gratë nuk i përfillin rregullat e Fesë Islame që të mulohen. Viti i Ri festohet më 21 mars (si te pellazgët) dhe quhet Na urosh. Të gjitha martesat bëhen në një ditë të dhjetorit. Tradita gojore rrëfen sesi ata janë vendosur aty që nga koha e Aleksandrit të Madh, mbretit të Maqedonisë (para 2400 vjetëve), nëna e të cilit ishte ilire. Edhe të dhënat historike tregojnë se 6000 luftëtarë ilirë pas vrasjes së Kilit nga Aleksandri i Madh, mbetën përafërsisht në këtë vend ku janë hundëzakët sot.
Hundëzaku në fotografi i ka 108 vjet. Jeton në një shtëpi përdhese e ndërtuar prej gurëve dhe prej baltës. Dera e shtëpisë është e ulët, ashtu që njeriu për të hyrë në shtëpi duhet të përkulet. Misafirët, sikurse shqiptarët e katundeve tona, i pret me zemër dhe i shërben me çaj dh eme tamel”.
Shqipja jo vetëm që ishte gjuhë universale e të folurit, por ishte edhe gjuhë e shkrim-leximit, në të cilën janë shkruar veprat shkencore, letrare dhe fetare. Lidhur me këtë të vërtetë të pakontestueshme kryetari i “Akademisë së Dijetarëve Shqiptarë” (Cemmiyet-i Ilmiyye-i Arnavudiyye) Hoxha Tahsini, në organin e Akademisë në fjalë “Revista e Shkencave” (Mecmua- i Ulum) (1877) ka shkruar:” Para 3000 vjetëve janë shkruar veprat shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe…”. Kështu ishte ngase greqishtja, latinishtja, hebraishtja, persishtja, araishtja si gjuhë e shkrim-leximit janë formuar shumë më vonë, madje mbi substratin e shkrim-leximit shqip.
Djepi i pellgazve (pell;azgëve) ishte Pellgu i Dardanisë, e cila jo vetëm që ishte dhe është e pasur me pellgje, por në këtë pellg të gjerë- në Pellgun e Dardanisë, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë sot e kësaj dite të gjitha kushtet optimale për paraqitjen e njeriut dhe të zhvillimit të qytetërimeve.
Edhe toponimi dhe antroponimi Dardan është fjalë pellgazgjishte – dardanishte – shqipe: Dard (h) + An (ë)= ana e dardhave. Dhe vërtet në Pellgun e Dardanisë sot e kësaj dite ka shumë dardha, madje të llojeve të ndryshme dhe me shije dhe erë të llojllojshme.
Në Iliadën e Homerit (shek VIII para e.s.) pellazgët hyjnorë përmenden si banorë të Larisës pjellore, kurse Zeusi (Zoti) quhet mbret dodonas e pellazgjik.
Sipas Homerit Zeusi (Zoti) qenka mbret (krijues, sundues, drejtues) i pellazgëve hyjnorë dhe të Dodonës (qytet i madh, apo tempull, vend i shenjtë, shenjtore në Epir- Shqipëri) ku janë shpallur (njoftuar) shpalljet (njoftimet) hyjnore (profecitë, parashikimet, ajetet) orakle) të Zeusit (Zotit).
Herodoti (484-425), ndërkaq, në veprën e vet të shquar “Historia e”, për pellazgët jep edhe këto të dhëna: me jonët (një nga shumë fiset e pellgazëve) u përzien arkadasit pellazgë; pellazgët që jetonin (në kohën e Heroditit) në Kreston (qytet në bregdetin e Trakisë) banonin në Tesali; pellazgët e kanë themeluar Plakenë dhe Skylakenë në Helespot (Dardanele); pellazgët dikur jetonin me athinasit, dhe banorët e qyteteve të tjera pellazgjike, emri i të cilëve është ndryshuar; pellazgët janë popull barbar (jo grekë, sepse grekët të cilët nuk e dinin pellazgjishten, pellazgët i quanin barbarë) dhe kanë pasur gjuhë barbare (jo e folur nga helenët); popullsia e Atikës (gadishull) në juglindje të Greqisë,me prejardhje pellazgjike, duke u kthyer në helenë (grekë), harroi të folmën e saj, fiset pellazgjike- krestonasit dhe plakiesit- ende (në kohën e Herodotit) e ruajnë gjuhën e vet: pellazgët duke përdorur gjuhën helene (greke) nuk u shtuan kurrë, përkundrazi, helenët që ishin në pakicë, u shtuan derisa u bënë një popullsi e madhe.
D.m.th. pellazgët hyjnorë dhe të qytetëruar qysh në kohën e Herodotit kishin filluar të asimilohen në helenë (grekë), pra, pellazgët autoktonë dhe të qytetëruar të Ballkanit kishin filluar të shkrihen në helenë ardhacakë dhe barbarë. Kishte filluar, prandaj procesimi i asimilimit dhe i barbarizmit të pellazgëve, si dhe procesi i fuqizimit dhe i qytetërimit të helenëve (grekëve), ose më mirë me thënë, pellazgë duke e harruar gjuhën e vet- pellazgjishten hyjnore, u tjetërsuan. Në këtë mënyrë qytetërimi pellazgjik filloi të shndërrohet në qytetërim helen (grek), e gjuha hyjnore pellazgjike në gjuhë artificiale greke./inforculture.info