Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Presidenti i Ukrainës: Lufta duhet të përfundojë, ne duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve

Presidenti i Ukrainës: Lufta duhet të përfundojë, ne duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve

“Lufta duhet të përfundojë. Duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve. Por jo për ambiciet e vjetra vdekjeprurëse, por për interesat e sinqerta dhe konkrete të popullit”, ka deklaruar presidenti i Ukrainës në një video mesazh të publikuar

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se lufta duhet të përfundojë dhe se duhet të ulen në tryezën e bisedimeve.

“Lufta duhet të përfundojë. Duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve. Por jo për ambiciet e vjetra vdekjeprurëse, por për interesat e sinqerta dhe konkrete të popullit”, tha Zelensky në një video mesazh të publikuar.

Zelensky ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, për vendimin lidhur me ndalimin e importit të naftës nga Rusia dhe këtë e ka cilësuar si një sinjal të fortë për të gjithë botën.

“Personalisht i jam mirënjohës për këtë vendim presidentit të SHBA-së, Biden. Ky është sinjali më i fuqishëm për të gjithë botën. Është shumë e thjeshtë: Çdo qindarkë që i paguhet Rusisë kthehet në topa dhe predha që fluturojnë drejt shteteve të tjera sovrane”, tha Zelensky.

Duke theksuar se Rusia ka hapur zjarr dhe ka penguar korridoret humanitare, presidenti ukrainas u shpreh se korridori i parë humanitar që është hapur është vetëm një për qind e atyre që duhen bërë.

Ndër të tjera, presidenti Zelensky ka shprehur falënderime ndaj rusëve që kanë dalë nëpër rrugë dhe i kanë mbështetur dhe ka theksuar se ata luftojnë për paqe./Anadolu Agency (AA).

Prev Post

“Arkiva” thirrje shkencëtarëve për botime me fokus figurat historike

Next Post

Skandaloze/ Fajdexhinjët në Kosovë po nxijnë jetën e qytetarëve, janë bërë ‘shtet n’shtet’!

post-bars

Leave a Comment