
Peter Bouckaert: Kam mbuluar luftën në Kosovë. Asgjë e ngjashme me Ukrainën!

Nga Peter Bouckaert
Kam mbuluar konfliktin e Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s 24 vjet më parë. Çdo krahasim me Ukrainën është i papërshtatshëm.
25 vjet më parë ushtria dhe forcat paramilitare serbe terrorizonin civilët e Kosovës dhe bënin masakra pas masakre. E njëjta ushtri kreu gjenocidin dhe mizoritë masive në Bosnje dhe Kroaci. Millosheviçi mori paralajmërime të panumërta nga SHBA-ja dhe NATO-ja për t’i dhënë fund mizorive, ndryshe do të përballej me veprime ushtarake nga NATO. Më në fund NATO ndërhyri. Këto nuk ishin mizori të trilluara, siç e kanë përcaktuar gjykatat ndërkombëtare kur kanë dënuar autorët e tyre.

Ukraina nuk është përfshirë në situata të tilla të ngjashme. Ajo luftoi kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia që përpiqeshin të copëtonin territorin e saj, gjë që çdo komb do ta bënte. Ka pasur shumë të vdekur nga granatimet pa dallim dhe kjo ishte e papranueshme, por Ukraina kurrë nuk e ka shënjestruar popullsinë e saj rusisht-folëse.
Pretendimet e Putinit për gjenocid janë absurditet, por është i njëjti justifikim sa herë që Rusia sulmon fqinjët e saj, siç bëri me Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Putini nuk dëshiron vende të forta, demokratike, me prirje perëndimore në kufijtë e tij dhe është i lumtur kur përdor gjakderdhjen për t’i destabilizuar ato.
Kjo është foto e viktimave të sapovarrosura në Obrinje, ku forcat serbe vranë 21 anëtarë të një familjeje më 26 shtator 1998. Shumica ishin gra, fëmijë dhe të moshuar.

Dy fëmijë të vegjël u qëlluan në kokë. Nuk do ta harroj kurrë!/L.F-dritare.net