Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Bilanci i rëndë i 24 orëve të fundit në Ukrainë

Bilanci i rëndë i 24 orëve të fundit në Ukrainë

Në qytetin Okhtyrka të provincës Sumi të Ukrainës Rreth 70 ushtarë u vranë në sulmin me raketa të ushtrisë ruse ndaj njësisë ushtarake.

Guvernatori i Sumit Dmytro Zhyvytskyi njoftoi në llogarinë e tij në Telegram se njësia ushtarake në qytetin Okhtyrka u godit nga ushtria ruse dhe rreth 70 ushtarë ukrainas vdiqën në sulm.

Ai tha se ekipet dhe vullnetarët po kryenin punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e njësisë ushtarake.

Duke thënë se në qytet kishte shumë trupa të ushtarëve rusë, Guvernatori vuri në dukje se ata i mblodhën këto trupa dhe ia dorëzuan Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq.

7 civilë humbën jetën në sulmin me raketa të kryer nga ushtria ruse në zyrën e guvernatorit në Harkov të Ukrainës.

Guvernatori i Harkovit, Oleh Synyehubov, në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram, tha se sipas përcaktimeve fillestare, në sulm u vranë 7 civilë dhe u plagosën 24 persona, përfshirë një fëmijë. Guvernatori deklaroi se ushtria ruse shkatërroi brutalisht civilët dhe infrastrukturën civile në Harkov.

Në deklaratën e bërë nga Shërbimi i Situatave Emergjente të Ukrainës, raportohet se sulmi me raketa i kryer nga ushtria ruse mëngjesin e sotëm ka shkaktuar dëme të mëdha në zyrën e guvernatorit, Sheshit të Lirisë ku ndodhet ndërtesa dhe ndërtesave të tjera në afërsi. Është bërë e ditur se një pallat u shkatërrua plotësisht nga bombardimet e avionëve rusë dhe shumë njerëz mbetën nën rrënoja.

Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiy tha se sulmi në Harkov ishte një krim lufte.

“Ky është një terrorizëm shtetëror i Rusisë. Rusia është një shtet terrorist. I bëj thirrje të gjithë botës që t’i përgjigjet në mënyrë efektive dhe të shpejtë këtij sulmi të tepruar dhe të pranojë se Rusia po kryen një terror shtetëror. Ne kërkojmë që terroristët të mbajnë përgjegjësi në gjykatat ndërkombëtare”.

Mbrëmë si pasojë e sulmit të ushtarëve rusë në kullën televizive në kryeqytetin Kiev, 5 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas deklaratës së Shërbimit Emergjent të Ukrainës, u godit kulla televizive në lagjen Shevchenko.

Edhe Zelenskiy deklaroi në llogarinë e tij në Twitter se të paktën 5 persona u vranë në sulmin e Rusisë në Monumentin “Babi Yar”, i cili është simboli i masakrës së hebrenjve nga nazistët.

Lderi ukrainas tha: “Historia po përsëritet.”

Prev Post

4 shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

Next Post

97 vjet nga vrasja e veprimtarit e atdhetarit Luigj Gurakuqi

post-bars

Leave a Comment