501 dhoma e 5 kate nën tokë, ky ishte bunkeri i planifikuar për strehimin e byrosë politike në ditë si kjo
Ajo që po ndodh në Ukrainë ka shkaktuar frikë në mbarë botën. Kur shohim pamjet në Kiev dhe paralajmërimet e Putinit, na vijnë në mendje bunkerët e shumtë që Enver Hoxha ndërtoi në Shqipëri në kohën e Komunizmit dhe sidomos bunkeri i ndërtuar nën tokë, në Tiranë.
Enver Hoxha ndërtoi 221 mijë e 143 bunkerë brenda një periudhe rreth dhjetëvjeçare. Ai i ndërtuar në periferi të Tiranës ka famë më shumë. Aty planifikohej të strehohej edhe elita politike shqiptare me në krye Enver Hoxhën.
Bunkeri është një ndërtim gjigand 5 kate nëntokë i ndërtuar nga Enver Hoxha gjatë viteve, ka 501 dhoma nën tokë, ku do strehohej byroja politike. Aty u ndërtuan apartamente, zyra, salla e madhe ku mblidhej shtabi i përgjithshëm madje edhe kuvendi popullor. Aty ishte vendosur edhe dhoma e gjumit për Enver Hoxhën, e edhe për Mehmet Shehun.
Modeli shqiptar i bunkerëve u realizua pasi u konsultuan të gjitha sistemet e mëparshme. Sipas literaturës së kohës, bunkerët shqiptarë ishin të aftë të përballonin gjithcka. Prodhimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre u krye në vitin 1975 në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë u krye në Peldhja të Sarandës në vitin 1976. U planifikuan të ndërthoheshin 221 mijë e 143 bunkerë, por u ndërtuan vetëm 173 mijë e 371. Pak a shumë një për çdo 11 banorë. Periudha e ndërtimeve zgjati 8 vjet, me një mesatare mbi 21 mijë bunkerë të ndërtuar në vit.
Bunkerët ishin të ndërtuara prej betoni, çeliku dhe hekuri dhe ishin të madhësive të ndryshme nga bunkerë për një ose dy persona me vendin e vendosjes së armëve në strehimet e mëdha antibërthamore të destinuara për përdorim nga udhëheqja e partisë. Lloji më i zakonshëm i bunkerit ishte ai me një kupolë të vogël rrethore betoni të vendosur në tokë një bazament betoni formë rrethore.
Ato përbëheshin nga tre elementë kryesore: një kube betoni me diametër prej 3 m me një frënxhi për hapje zjarri, një gjysmë cilindër për të mbështetur kupolën dhe një mur të jashtëm me një rreze 60 cm më të madh se kupola. Hapësira midis cilindrit dhe murit të jashtëm ishte i mbushur me dhe. Në vende të ndryshme përgjatë bregut, u ndërtuan një numër i madh QZ në grupe treshe të lidhura me njëri tjetrin nga një tunel i parafabrikuar prej betoni.
Bunkerët u projektuan nga inxhinieri ushtarak Josif Zagali. Ai përdori njohuritë e tij për të projektuar bunkerët kudo në formë gjysmësfere. Mbi bazën e projektit të inxhinier Zagalit u ndërtuan me mijëra bunkerë në Shqipëri./preferenca-al