E FUNDIT/ TRUPAT AMERIKANE MBËRRIJNË NË LETONI!
Dhjetra anëtarë të shërbimit amerikan kanë filluar të mbërrijnë në Letoni mbi konfliktin Rusi-Ukrainë. Në grupin e parë janë më shumë se 300 trupa, raporton Ministria e Mbrojtjes së Letonisë.Rreth 40 trupa mbërritën më 24 shkurt pak pas mesnatës me orën lokale, përpara se të fillonin sulmet në Ukrainë.
Ata do të vendosen në bazën ushtarake Adazi, jashtë kryeqytetit të Letonisë, Riga.Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi një rishpërndarje të trupave në Evropë më 22 shkurt, duke përfshirë dërgimin e 800 ushtarëve të këmbësorisë në rajonin e Balltikut dhe deri në tetë avionë luftarakë F-35 në disa lokacione operative përgjatë krahut lindor të NATO-s./JOQ