Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Ne e dimë kush në të vërtetë janë ata”/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim urgjent për Ukrainën, Guterres: Rusia ka shkelur integritetin territorial

“Ne e dimë kush në të vërtetë janë ata”/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së takim urgjent për Ukrainën, Guterres: Rusia ka shkelur integritetin territorial

Kombet e Bashkuara kanë mbajtur takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas thellimit të krizës në Ukrainë të hënën, 21 shkurt, pasi Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse atje.

“Ne po përballemi me një situatë shumë, shumë dramatike”, ka thënë ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere para se të niste takimi.

Franca ka qenë në mesin e shteteve që ka bërë thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit.

Gjatë adresimit në takim, ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka hedhur dyshime ndaj pretendimit të presidentit rus, Vladimir Putin se urdhri për të dërguar trupa në dy rajonet ukrainase ka të bëjë me rol paqeruajtës.

“Ai i quan ata paqeruajtës. Kjo nuk ka kuptim. Ne e dimë kush në të vërtetë janë ata”, ka thënë Thomas-Greenfield.

Urdhri i Putinit është parë si hapje e rrugës për një operacion dhe për angazhim të trupave që ka mbledhur në kufijtë e Ukrainës.

Putin e ka nisur fjalimin e tij para kombit të hënën duke diskutuar për historinë dhe duke thënë se Ukraina moderne është “krijuar” nga Rusia.

Thomas-Greenfield ka thënë se fjalimi ka pasur “një mori pretendimesh të rreme”, të cilat kanë pasur synim “krijimin e një arsyetimi për luftë”.

Rusia, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të Sigurimit, ka kërkuar që takimi të mbahej me dyer të mbyllura, mirëpo SHBA-ja ka insistuar të jetë takim publik, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Greenfield ka thënë se pasojat e veprimeve të Rusisë do të jenë të llahtarshme për Ukrainën, Evropën dhe botën, dhe se mund të ketë më shumë viktima nëse Moska pushton më shumë.

I dërguari i posaçëm rus në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, ka thënë se Moska mbetet “e hapur për diplomaci”, mirëpo ka theksuar nevojën për të mbrojtur zonat separatiste nga ai që e ka cilësuar agresion ukrainas.

Ukraina ka kërkuar mbajtjen e takimit pas vendimit të Putinit dhe kërkesa e saj është mbështetur nga tetë vende anëtare të Këshillit, përfshirë, SHBA-në, Britaninë, dhe Francën.

Ky ka qenë takimi i tretë i Këshillit të Sigurimit për të diskutuar rreth Ukrainës në javët e fundit.

Megjithatë aty nuk është marrë ndonjë vendim sepse Rusia ka fuqinë e vetos, ashtu sikurse Franca, Britania, Kina dhe SHBA-ja.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres beson se Rusia ka shkelur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës me vendimin e saj për të njohur lindjen e Ukrainës në entitete të pavarura, ka thënë një zëdhënës i tij./balkanweb

Prev Post

Serbia në presion, duhet të përcaktohet: Me Rusinë apo me botën demokratike

Next Post

Pablo Picasso, piktori që i revolucionarizoi artet figurative

post-bars

Leave a Comment