Kaloi me not kufirin Meksikë-SHBA/ Historia e pabesueshme e 60-vjeçarit shqiptar
Shqiptari Ylber Ferati rrëfeu në ”Shqipëria Live” sakrificat për të arritur në ”Tokën e premtuar”, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai u nis nga Beogradi në Amsterdam me destinacion Meksikën. Synimi i tij ishte Amerika dhe për të kaluar kufirin notoi derisa e kapën autoritetet.
“Ishte viti ‘85 nga qyteti i Jugosllavisë deri në Meksiko City, kam shkuar me aeroplan nga Beogradi në Amsterdam e më pas direkt në Meksikë. Baba me nënë donin që të largohesha se vëllai ndërroi jetë, ishte ushtar.
Viza në Meksikë ishte e lehtë, por zgjodha Meksikën se ishte në kufi me Amerikën. Kemi notuar në Lumin Rio Grande që ndan Meksikën me SHBA-në. Ka pasur shumë humbje jete në atë vend. Tetë minuta ishte notimi nga ana amerikane. Afër Dallasit na zuri patrulla dhe na çoi në kampin ku mbaheshin të ndaluarit, ishim 5 vetë,”- rrëfeu shqiptari
360grade.al