
Ushtria ruse në aksion, sulmon me predha një kopsht fëmijësh në Ukrainë
Forcat pushtuese ruse kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve në Ukrainë. Ndonëse Rusia paralajmëroi tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Ukrainën, sipas mediave ukrainase, separatistët rusë kanë sulmuar me predha një kopsht fëmijësh.
Militantët e Donbass bombarduan kopshtin e fëmijëve në fshatin Stanytsia Luhanska. Godina e kopshtit u shenjëstrua nga predhat e ushtarëve rusë, Mësohet se në momentin e sulmit, kopshti ka pasur edukatore dhe fëmijë. Nga të dhënat predhat kanë plagosur dy persona.

Ushtarët rusë kanë përdorur gjatë këtij sulmi, armë të rënda artilerie dhe predha. Sulmi ka ndodhur rreth orës 09:00, ndërsa pas shpërthimit fëmijët dhe edukatoret janë evakuuar menjëherë nga vendi i ngjarjes./JOQ