Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Thaçi telefonon prindërit për 14-vjetorin e pavarësisë, ja mesazhi i tij nga Haga

Thaçi telefonon prindërit për 14-vjetorin e pavarësisë, ja mesazhi i tij nga Haga

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, sot me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë ka telefonuar prindërit e tij, Haxhi dhe Hyrë Thaçi.

Ai i ka uruar më të dashurit e tij për këtë ditë të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj.
Lajmin e ka konfirmuar i biri i ish-presidentit, Endriti.

Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se përmes kësaj telefonate Hashim Thaçi ua ka uruar këtë festë jo vetëm familjarëve por të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi I lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14 vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin!”, ka shkruar Endriti.

/infoshqip.com

Prev Post

Ismail Qemal beu dhe Esad pasha janë takuar dhe pajtuar në Paris

Next Post

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!: “Ballkani i Hapur” është i nxituar

post-bars

Leave a Comment