“Rusia të ndalë menjëherë shtimin e forcave në Ukrainë”! Ministrat e NATO-s: I drejtohemi Moskës në kuptimin më të fortë të mundshëm, që…
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e fortë të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes dhe ministrave të Mbrojtjes në NATO mbi situatën tejet të tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në një mesazh të shpërndarë në “facebook”, ambasada citon ministrat e NATO dhe Sekretarin Austin III, të cilët i kërkojnë Rusis të ndalë menjëherë shtimin e forcave të saj në Ukrainë.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë, në kuptimin më të fortë të mundshëm, që të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe të ndalë menjëherë shtimin e forcave të saj dhe t’i tërheqë ato nga Ukraina”. Lexoni deklaratën e plotë nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd J. Austin III dhe Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s mbi situatën në Ukrainë dhe rreth saj
??️ | “Ne i bëjmë thirrje Rusisë, në kuptimin më të fortë të mundshëm, që të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe të ndalë menjëherë shtimin e forcave të saj dhe t’i tërheqë ato nga Ukraina”. Lexoni deklaratën e plotë nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd J. Austin III dhe Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s mbi situatën në Ukrainë dhe rreth saj: https://bit.ly/3gQs2M6
??️ | “We urge Russia, in the strongest possible terms, to choose the path of diplomacy, and to immediately reverse its build-up and withdraw its forces from Ukraine.” Read the full statement from U.S. Secretary of Defense Lloyd J. Austin III and NATO Defense Ministers on the situation in and around Ukraine: https://bit.ly/3gQs2M6 #Defmn/Balkanweb