Izraeli kryen sulm me raketa tokë-tokë ndaj posteve ushtarake në Damask
Dyshohet se Izraeli ka kryer një sulm me raketa tokë-tokë në disa nga postet ushtarake në kryeqytetin sirian Damask.
Agjencia e lajmeve e regjimit të Asadit “SANA”, duke cituar një burim ushtarak, pretendoi se Izraeli shënjestroi disa nga postet ushtarake të forcave të regjimit rreth qytetit Zakiye në jug të Damaskut, në orën 23:35 me kohën lokale me raketa tokë-tokë.
“Sulmi i kryer nga lartësitë e pushtuara të Golanit shkaktoi dëme materiale”, thuhet në deklaratë.
Dihet se ushtria e regjimit, si dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani dhe Hizbullahu, kanë poste ushtarake në dhe rreth Damaskut.
Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi më 9 shkurt se ka kryer një sulm ndaj pozicioneve të trupave të regjimit si hakmarrje për një raketë anti-ajrore të lëshuar nga forcat e regjimit, ndërsa regjimi i Asadit pretendoi se një nga ushtarët e tij u vra dhe pesë u plagosën në sulmi në Damask.
Izraeli ka kryer herë pas here sulme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe vendndodhjeve ushtarake të regjimit në Siri që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011./TRT