‘Parimisht dakord’-Dalin dokumentet që provojnë përfshirjen e Arben Ahmetajt në aferën e inceneratorëve (FOTOT)
“Nuk është vetëm Lefter Koka përgjegjës. SPAK më ka sjellë shkresë zyrtare që janë nën hetim persona të tjerë. Se Presidenti i çoi një letër nëse ka persona nën hetim në qeverinë e re, Spak tha që jo nuk ka. Ne kemi zv.kryeministrin që sot për ne ka qenë ministri përgjegjës. Vlera është për të hedhur dritë për persona të tjerë. Ne nuk kemi metoda speciale”-tha mbrëmë në një televizion kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku, duke bërë transparente procedurat abuzive që janë ndjekur për Inceneratorin e Elbasanit. Bazuar në dokumentet e publikuara, rezulton se në aferën e inceneratorëve është i përfshirë edhe zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, më parë ministër i Financave.
Procesverbali i datës 11 nëntor 2014 nga Komisioni për dhënien me Koncesion të Inceneratorit të Elbsanit tregon se kompania “Albtek Energy” ka bërë një kërkesë të pakërkuar të cilën Ministria e Mjedisit e vlerëson. Komisioni e sheh të vështirë operimin e tij për këtë ofertë ndaj i kërkon ndihmë kryeministrit për të rishikuar ai buxhetin e shtetit pasi përndryshe “nuk mund të zbatojë në kushtet e ndodhura dhe implementimi i projektit ka ndikim në buxhetin e shtetit”
Për këtë arsye Komisioni vendosi që “t’i propozojë Ministrit të Mjedisit, Ministrit për Zhvillimin Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të hartojnë një projektvendim për mënyrën e përzgjedhjes “koncesion i përzier” sipas procedurës “negociim pa shpallje”, procedurë të cilën ligji nuk e parashikon. Komisioni për dhënien me Koncesion ia ka deleguar këtë kërkesë ish-ministrit Lefter Koka qëështë në burg dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.
Menjëherë pasi ish-ministri Koka merr informacion nga anëtarët e Komisionit për dhënien me koncesion të inceneratorëve lajmëron Ministrin Ahmetaj. Ky i fundit, brenda 2 ditësh i përgjigjet në shkresën e datës 14/11/2014 (duke presupozuar që ka lexuar ofertën, vlerësimin dhe ligjin) që është “parimisht dakord” për t’i dhënë kompanisë “Albtek Energy” koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje”, duke pranuar një procedurë qëështë në kundërshim me ligjin.
Ndërkohë që ministri i asaj kohe, Gjiknuri, i përgjigjet po zotit Koka në shkresën e datës 17/11/2014 se “përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e Autoritetit Kontraktor” duke i dhënë gjithashtu dakordësinë për procedurën e “negociimit pa shpallje” për koncesionin/PPP të fituar nga “Albtek Energy”./gazetashekulli