Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 (VIDEO) Si të pastroni dhe dezinfektoni tastierën apo laptopin

(VIDEO) Si të pastroni dhe dezinfektoni tastierën apo laptopin

Duke marrë parasysh se jemi në kohën e pandemisë së COVID-19 që ka çrregulluar çdo segment të jetës të çdo qytetari në mbarë botën, kërkohet nivel më i lartë i higjienës personale, për faktin se kjo sëmundje bartet pikërisht nga spërkalat dhe kontakti i afërt me të infektuarit.

Për këtë ekspertët shëndetësorë po bëjnë thirrje për respektim të distancës sociale fizike, si dhe ajrosjen e ambientit të mbyllur ku qëndrojmë dhe pastrimin e shpeshtë të duarve, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër kemi pajisje të ndryshme me të cilat po punon bota, që kur shumë kompani kanë mbyllur zyrat dhe punët po i vazhdojnë nga shtëpia. E pasi që laptopi dhe kompjuteri “desktop” është pjesë e pashmangshme e punëve – edhe në këtë pajisje elektronike duhet kushtuar vëmendje e madhe.

Të mirëmbahet – pra të pastrohet dhe grimcat e ushqimeve që mund t’i kemi konsumuar derisa kemi punuar duhet patjetër t’i largojmë, përndryshe rrezikohemi nga sëmundje të ndryshme përveç coronavirusit.

Më poshtë ju sjellim një video nga ekspertë të fushës së teknologjisë që tregojnë në detaje sesi duhet pastruar tastiera e kompjuterit desktop apo laptopit – për të shmangur çfarëdo infeksioni. /Telegrafi/

Prev Post

Jeni i shqetësuar se mund të dalin emra ministrash? Rama flet për inceneratorët: Përgjegjësia është individuale! Kush ka ngjyer gishtin, të marrë ndëshkimin e merituar

Next Post

KUJDES! 5 zakone të këqija që shkatërrojnë telefonin tuaj

post-bars

Leave a Comment