Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqipëria turistike në një video!

Shqipëria turistike në një video!

Ndërsa 2022 e gjen turizmin shqiptar përballë sfidave si humbja e fuqisë punëtore, mungesë likuiditeti, anullime dhe rezervime të minutës së fundit, rritje e papritur e kostove dhe shpenzimeve, Blerina Ago së bashku më skuadrën e Active Albania zgjodhën të rikujtojnë se pse duhet vizituar Shqipëria.

Turizmi rrit të ardhurat e ekonomisë, krijon mijëra vende pune, zhvillon infrastrukturën e Shqipërisë dhe nxit shkëmbimin kulturor mes nesh dhe vizitorëve.

Po vijnë vite të mira për turizmin e qëndrueshëm, megjithëse viti 2022 ka të ngjarë të jetë ende me pengesa dhe të papritura. Turizmi ka kapacitetin për t’u rritur dhe rindërtuar, megjithëse mund të duhet ta bëjmë në një formë të re.

Sipas kayak.com Shqipëria është destinacioni më i kërkuar për pushimet dimërore, duke lënë pas Greqinë, Spanjën, Maltën dhe Portugalinë.

Në raportin e fundit të Adventure Travel Trade Association për trendet e 2022, turistët janë më shumë të interesuar të vizitojnë destinacione më pak të njohura dhe të mbështesin komunitetet lokale përmes udhëtimeve të tyre, ku gjysma e konsumatorëve thonë se kanë më shumë gjasa të bëjnë një udhëtim në natyrë sesa përpara pandemisë.

Blerina Ago, themeluesja e Active Albania, ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në ofrimin e përvojave unike të krijuara për të apasionuarit pas natyrës. Me Active Albania, ajo ka zhvilluar për herë të parë në Ballkanin Perëndimor eksperiencën e packrafting, ku udhëtarët kanë mundësinë të kalojnë nëpër parqe natyrore, lumenj, liqene e laguna duke kombinuar ecjen me rremimin në gomone individuale, të vogla e të lehta.

Fshatra autentikë, plazhe me ujë të kristaltë, një kulturë e lashtë dhe vendas jashtëzakonisht mikpritës është ajo që pret këdo që vendos të bëjë një udhëtim në Shqipëri. Është vendi perfekt për të pasur një përvojë unike dhe kuptimplotë pushimesh./newsbomb.al

Prev Post

“Kosova me pjesëmarrje të suksesshme në panairin EMITT 2022 në Turqi”

Next Post

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë situatën rreth Ukrainës

post-bars

Leave a Comment