Trudeau: Islamofobia, e papranueshme!
“Islamofobia është e papranueshme.Ne duhet t’i japim fund kësaj urrejtjeje dhe t’i bëjmë komunitetet tona më të sigurta për muslimanët kanadezë. Për të ndihmuar me këtë, ne synojmë të emërojmë një përfaqësues special për të luftuar islamofobinë”, tha Trudeau në profilin e tij në Facebook.
Ai theksoi deklaratën zyrtare të qeverisë së Kanadasë, e cila thekson se në periudhën e ardhshme do të ketë një luftë intensive kundër islamofobisë.
Vitin e kaluar, qeveria njoftoi synimin e saj për të shpallur 29 janarin Ditën Kombëtare të Përkujtimit për sulmin në xhaminë në Quebec dhe aksionin kundër islamofobisë.
“Islamofobia është një realitet konkret dhe i përditshëm për komunitetet myslimane në të gjithë Kanadanë dhe në botë. Teksa i bëjmë homazhe viktimave, ne duhet të kujtojmë se kemi përgjegjësi për të luftuar diskriminimin dhe për të vazhduar të ndërtojmë një Kanada më gjithëpërfshirëse.
Kjo është arsyeja pse qeveria federale mbajti një Samit Kombëtar virtual mbi Islamofobinë në korrik 2021. Emërimi i një përfaqësuesi special është një nga rekomandimet e bëra gjatë samitit dhe do të jetë një hap shtesë në punën e vazhdueshme të qeverisë përmes strategjisë së Kanadasë për të luftuar racizmin dhe Islamofobia në të gjitha format e saj”, thuhet në një tekst të publikuar në faqen e internetit të qeverisë së Kanadasë. /tesheshi.com