Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Emrat/ Merrnin para për xhamat e zinj të makinave, 7 të arrestuar, mes tyre zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe një mjek

Emrat/ Merrnin para për xhamat e zinj të makinave, 7 të arrestuar, mes tyre zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe një mjek

TIRANË

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar tetë urdhër-arreste, shtatë prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Bledar Valikaj.

Siç mëson gazetarja Lala, mes të arrestuarve janë zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor, si dhe një mjek familjeje, të cilët akuzohen se merrnin para për xhamat e zinj të makinave.

 Yllka Graceni (Pronja), dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal
 Redi Allmeta dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.
 Erges Zaka dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim i dokumentave” i kryer ne bashkëpunim te parashikuar nga neni 186/2 te K Penal
 Artan Frroku pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/1 te K Penal.
 Qamil Domi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal dhe “Falsifikim I dokumenteve shendetesore”te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/1 e 25 I K.Penal .
 Artan Murati me detyre mjeku familjes tek qendra shendetesore Kamez pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim I dokumentave shendetesore nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin” te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/2 e 25 te K Penal.
 Zef Ndoca me detyre specialist Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Durres me shtetësi dhe kombësi Shqiptare pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Shperdorim i detyres” te parashikuar nga neni 248 te K Penal.

(BalkanWeb)

Prev Post

Parlamenti japonez i shqetësuar për ‘situatën e të drejtave të njeriut’ në Kinë

Next Post

Si sot 74 vite më parë lindi aktori i njohur, e gjeni dot se për cilin bëhet fjalë (FOTO LAJM)

post-bars

Leave a Comment