Rabini izraelit strehohet në xhaminë e Stambollit – kreu ritet fetare krah myslimanëve
Qyteti më i madh në Turqi, Stambolli, është goditur nga një stuhi e të ftohtit, e në mesin e qindra qytetarëve që kanë ngecur si pasojë e reshjeve të mëdha, është rabini izraelit që u strehua në një xhami.
Rabini Israel Elbaum ishte në Stamboll në kuadër të një udhëtimi zyrtar. Ky 62-vjeçar ishte nisur për të zënë aeroplanin për t’u kthyer në shtëpi, por mbeti i bllokuar në mes të rrugës për shkak të reshjeve të mëdha të borës që kishte paralizuar trafikun, e në aeroportin e qytetit ishin anuluar të gjitha fluturimet, transmeton Telegrafi.
Fotografitë e Elbaumit që për shkak të reshjeve të mëdha të borës ka mbetur i bllokuar brenda veturës rrugës për në aeroport, janë shpërndarë nëpër rrjete sociale. Elbaum është dashur të pret në veturë deri në dytë orë, ku më pas është shpëtuar nga xhandarmeria turke.