Moti i keq godet Gjermaninë, stuhia e dëborës vret një person, dy të tjerë mbetën të plagosur! Në SHBA 5 shtete shpallin gjendjen e emergjencës
Moti i keq ka goditur Gjermaninë, ku një person ka humbur jetën dhe 2 të tjerë u plagosën pasi erërat e forta shkulën pemët dhe shkaktuan kaos në trafik. Një burrë 58-vjeçar mbeti i vdekur pranë kryeqytetit Berlin kur një poster zgjedhor ra mbi të, teksa ecte me bashkëshorten e tij.

Rënia e pemës plagosi një këmbësor në qytetin verior të Bremenit, ndërsa një motoçiklist u plagos rëndë pasi u përplas me një pemë të rrëzuar. Degët dhe pemët e rëna ndërprenë shërbimet e trenave në distanca të gjata të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në Gjermaninë veriore dhe lindore, veçanërisht midis Berlinit, Bremenit dhe Hamburgut.
Situata është kaotike edhe në Shtetet e Bashkuara, ku studio e dëborës ka paralizuar çdo aktivitet. 5 shtete shpallën gjendjen e emergjencës, ndërsa në disa zona të Masaçusets kanë parë deri në 75 cm borë. Gati 6,000 fluturime u anuluan gjatë fundjavës, dhe më shumë se 80,000 shtëpi në shtetin e Massachusetts ishin pa energji elektrike.
Autoritetet u bënë thirrje banorëve të udhëtojnë vetëm në raste urgjente, duke i këshilluar që, nëse bllokohen, të qëndrojnë brenda në automjet. Stuhia e fuqishme filloi të godasë bregdetin e vendit mëngjesin e së shtunës, ndërsa trashësia e doborës në shumë shtete përfshirë Nju Jorkun, kaloi shifra rekord./M.Q.//ReportTv.al