Superjahti mahnitës që ka një ujëvarë dhe akuarium
Kompania Yacht Mogul ka nxjerrë në pah një koncept të ri superjahti 77.7 metra të gjatë, të quajtur Mogul 777. Shqiptari që jeton në Norvergji Denis Suka, i njohur si The Yacht Mogul, ka krijuar këtë jaht që duket më shumë si një vendpushim.
Superjahti me një trup prej çeliku përdor një superstrukturë alumini për karakteristikat e tij të lehta por të qëndrueshme.
Mogul 777 do të strehojë deri në 18 persona. Ka një suitë master, nëntë kabina dhe dy pishina. Pishina e madhe ka një ujëvarë, ndërsa pishina tjetër ndodhet në kuvertën e pronarit./infoshqip